Nuk të ndodh shpesh të ngasësh një Lamborghini ndaj duhet pasur kujdes nëse një i tillë të bie në dorë, sidomos punonjësve të hoteleve. Edhe pse me një përvojë afro dhjetë vjeçare, një punonjës i një hoteli me pesë yje në Nju Delhi(Indi) nuk mundi ta parkonte në garazh ashtu si duhet makinën e një klienti të hotelit.
Sipas mediave të huaja ai humbikontrollin e makinës duke goditur një tjetër makinë dhe më pas duke u përplasur në një mur, për fatin e tij të mirë ai pësoi vetëm dëmtime të vogla por dëmi i shkaktuar makinës përllogaritet tek 335 mijë dollarë.
No comments:
Post a Comment