Wednesday, April 30, 2014

Noma” i shqiptarit kryeson listën e 50 restoranteve më të mira në botë

Noma”, restoranti i shqiptarit Rene Rexhepi i vendosur në Danimarkë është zgjedhur sirestoranti më i mirë në botë. Ai kryeson listën me 50 restorantet më të mira të botës.
“Kjo është një çmenduri” u shpreh Rexhepi pas marrjes së çmimit. Nuk është hera e parë në të cilën ky restorant futet në listën e restoranteve me të mira në botë. 


Rexhepi falënderoi të gjithë ata që besuan tek restoranti i tij “Noma”, në Kopenhagën. Ndërkaq, vendi i dytë iu dha fituesit të vitit të kaluar El Celler De Can Roca në Spanjë.

Ja pese te paret

1. Noma (Copenhagen, Denimark)

2. El Celler de Can Roca ( Spanje)

3. Osteria Francescana (Modena, Itali)

4. Eleven Madison Park (New York City, SHBA)

5. Dinner By Heston Blumenthal (Londer, Britani)

Monday, April 28, 2014

Arsyet pse ju duhet të pini Çajin e Gjelbër

Ekspertët preferojnë shumë që çaji i gjelbërt është njëri prej pijeve ndër më të mira në botë.
Ja disa aryse:
Është një burim i shkëlqyeshëm antioksidantësh, pra ju ruan nga plakja.
Ndihmon në eliminimin e dhjamit për një dobesim sa më të shpejtë dhe ndihmon për ti përballuar ushtrimeve sa më gjatë.
Përmirëson kualitetin e jetës dhe ruan shëndetin në kondita sa më optimale.
Ule stresin dhe njëkohesishte rrite fuqine e trurit per ti perballuar aktiviteteve te ndryshme.
Ndihmon shëndetin e mushkërive dhe rikthen fuqinë e tyre pas lënies së duhanit, duke ndihmuar funksionin e tyre.
Ndihmon mëlqine për t’iu kundërvënë helmeve të ndryshme që arrijne aty dhe gjithashtu për të rikthyer funksionin e mëlqise tek personat që e braktisin alkoolin.
Forcon qelizat imunitare dhe të gjitha komponentet e imunitetit për të qenë sa më e gatshme në luftë kundër sëmundjeve.
Është një hidratues i shkëlqyeshëm per trupin duke kthyer sasinë e lëngjeve në organizëm dhe konsiderohet më i mirë se uji i zakonshëm për rehidratim.

.Twitter prezanton dizajnin e ri

Twitter ka njoftuar se prej sot do ta lansojë dizajnin e ri të profilit të përdoruesve, për t’ua mundësuar përdoruesve të rrjetit social të tregojnë se kush janë ata në të vërtetë. Disa e kanë vlerësuar pamjen e re të Twitter të ngjashme me atë të rivalit të saj Facebook.
Lajmi për dizajnin e ri të profileve vjen pas ndryshimeve të nisura në shkurt të këtij viti, kur rrjeti social kishte filluar me ndryshimin e pamjes, e cila është bërë më e bardhë, dhe butonat në faqe, të cilët janë rritur.
Në ndryshimin e fundit përdoruesit e kanë mundësinë e cilësimit të cicërimave të tyre në faqen e profilit të tyre personal.
Faqja e profilit në Twitter tani do të shfaq fotografi më të mëdha me prapavijë e cila mund të personalizohet, ndërsa njëra ndër risitë në versionin e ri të faqes është edhe shfaqja e cicërimave më të mira të përdoruesit, ato që kanë marrë më së shumti interaksion, për tu gjetur më lehtë nga përcjellësit e një profili të caktuar.
Profilet e reja të përdoruesve tashmë janë testuar me disa përdorues, ndërsa rrjeti social ka njoftuar se secili prej nesh që është aktiv në Twitter do t’i pranojë ndryshimet në profil gjatë javëve në vazhdim.
Përdoruesit e rinj të Twitter do të fillojnë përdorimin e profileve të reja që në fillim.

Samsung së shpejti me Galaxy S5 Zoom

Raportet se Samsung do ta lansojë një version të ri të telefonit të saj të fundit, Galaxy S5 duket se janë të vërteta.
Në internet tani janë shfaqur disa pamje të modelit Samsung Galaxy S5 Zoom, bashkë me karakteristikat e mundshme të këtij telefoni.
Sipas SamMobile thuhet se pasardhësi i S4 Zoom do të sjell Exynos 5 Hexa CPU si dhe kamerën e pasme me 20.2MP.
Karakteristikat tjera të S5 Zoom thuhet se do të përfshijnë edhe ekranin 4.8-inç në Super AMOLED me 1280×720 piksel, 2GB RAM kartelën microSD dhe Android 4.4.2 KitKat.
Përveç 20.2 mega-pikselëve, S5 Zoom pritet të sjell edhe stabilizuesin optik të kamerës të njohur si OIS, ndriçuesin Xenon bashkë me 10x zoom optic, dhe lidhjen për 802.11ac Wifi.

Edhe Facebook fillon me ofrimin e thirrjeve falas

Pas blerjes së WhatsApp për 19 miliardë dollarë, shumë njerëz të industrisë kanë pyetur se çka do të ndodhë me aplikacionin e Facebook për dërgimin e mesazheve, përkatësisht Facebook Messenger.
Dhe tani Facebook i ka zbuluar planet e saj për aplikacionin e saj të komunikimit, pasi që e ka përditësuar aplikacionin e saj Messenger, duke u mundësuar përdoruesve të saj të bëjnë thirrje falas tek miqtë e tyre në rrjetin social.
Funksioni i ri është i ngjashëm me thirrjet me zë që ofrohen nga aplikacionet tjera si Viber dhe WeChat. Përdoruesit e rrjetit social tani mund të bëjnë thirrje falas, përderisa kanë lidhje të internetit WiFi.
Në përditësimin e ri, tek mesazhet brenda Messenger tani do të shfaqet edhe një ikonë e telefonit, afër emrit të kontaktit në Facebook. Për tu realizuar thirrja, të dy kontaktet e Messenger duhet të jenë të lidhur me internet.
Versioni më i ri i Facebook Messenger është në dispozicion për shkarkim nga përdoruesit e sistemit operativ iOS dhe atij Android. Platformat tjera mobile pritet që gjithashtu ta kenë këtë risi së shpejti.

Kuriozitete shkencore

1. Shpejtesia e drites eshte 186,000 milje/seconde.
2. Drites i duhen 8min e 17 sec per te udhetuar nga dielli ne siperfaqen e Tokes.
3. Ne tetor te vitit 1999 lindi personi i 6 bilionte.
4. 10% e gjithe njerzve te lindur gjate koherave, jane gjalle ne keto momente.
5. Toka rrotullohet me nje shpejtesi 1000 milje per ore dhe udheton permes hapesires me shpejtesi 67000 milje per ore.
6. Cdo vit, Token e trondisin mbi nje milion termete.
7. Kokra me e madhe e bresherit qe ka rrene ndonjehere ka qene mbi 1 kg dhe ky bresher rra ne Bangladesh ne 1986.
8. Cdo vit rrufete vrasin 1000 njerez.
9. Ne Tetor te vitit 1999 nje ajzberg (iceberg) me madhesine e Londres lundroi i lire ne Anktartik.
10. Te gjitha atomet e hidrogjenit ne trupat tane u krijuan rreth 12 bilion vjet me pare, gjate Big Bang-ut.
11. Toka, Hena dhe Dielli jane 4.56 bilion vjet.
12. Merimangat e zeza, femra, hane burrat e tyre pas ciftezimit.
13. Nje te milionten, e te miliontes, miliontes, miliontes, se miliontes se sekondes pas Big Bang, Universi kishte madhesine e nje dardhe. 
14. Struktura e DNA-se u determinua (?) fillimisht nga Watson dhe Crick ne 1953.
15. Ne 1997 shkencetaret krijuan kromozomin e pare sintetik njerzor.
16.Termometri u krijua nga Galileo ne 1607.
17. Lupa zmadhuese, u krijua nga anglezi Roger Bacon, ne 1250.
18. Alfred Nobel shpiku dinamitin ne 1866.
19. Cmimi i pare Nobel ne fizike u fitua nga Wilhelm Rontgen, ne 1895, pasi ai shpiku rrezet X.
20. Pema me e larte ka qene nje eukalips australian, i cili ne vitin 1872 ishte 435 kembe.
21. Ne 1967, Kristian Barnard beri transplantimin e pare te zemres – pacienti i tij jetoi vetem 18 dite.
22. Majmunet mund te kuptojne rreth 300 shenja te ndryshme.
23. Virusi Ebola vret 4 nga 5 njerzit e infektuar.
24. Gjirafat flene vetem 20 minuta ne 24 ore. Ato nuk shtrihen asnjehere.
25. Kripa perdoret akoma si lek rreth nomadeve te Ethiopise. Ne nje periudhe ushtaret Romake jane paguar me gripe dhe nga kjo vjen dhe fjala rroge (salt – salary = anglisht, salarium – latinisht). Gjithashtu kur u krijuan monedhat, ne to ishte shtypur nje shenje e cila tregonte se sa kripe mund te nderrohej me to. Shenja quhej “hallmark” duke ditur se ne greqisht “hal” qendron per kripe.
26. Ideja qe molekulat kane forme tre-dimensionale ka qene e Luis Pasteur, i cili ne 1844 e mbrojti kete ide duke u mbeshtetur ne faktin se solucione te perbera nga dy perberje kimike me perberes te njejte nuk mund te thyejne rrezen e drites ne drejtime te kunderta.
27. Greket e Lashte, kane pas ujitur arkat me vere te quajtura ne ate kohe “kratere”. Ata besonin se alkooli safi, mund te perdorej vetem nga barbaret.
28. Jo shume larg nga Flagstaff, ne Arizone, ndodhet nje krater 1.2 km i gjere dhe 200 m i thelle. Ai eshte krijuar gati 50000 vjet me pare, kur nje meteor goditi Token. Duke supozuar se shpejtesia me te cilen meteori udhetonte ishte rreth 17.5 km per sekonde.
29. Njerzit kane 46 kromozome, peshqit krey (? crayfish) kane 200.
30. Ne trupin e njeriut ndodhen 60,000 milje damare gjaku.
31. Utopia eshte nje teren i madh dhe i sheshte, ne Mars.
32. Diten kur u varros Alexander Graham Bell, i gjithe sistemi telefonik ne Amerike u stakua per 1 minute, ne nder te tij.
33. Ndodhen gati me shume se 100 bilion galaksi ne Univers.
34 Me shume mikrobe ngjiten gjate takimit te duarve, sesa gjate puthjeve.
35. Pika me e shpejte e shiut e godet token me shpejtesi 18 milje per ore.
36 Nq se Dielli do kishte madhesine e nje topi plazhi, atehere Jupiteri do kishte madhesine e nje topi golfi, ndersa toka do kishte madhesine e nje bizeleje.
37. Duhet me shume se nje ore per nje trup te rende te zhytet 6.7 milje poshte, ne pjesen me te thelle te oqeanit.
38. Ndodhen me shume krijesa te gjalla ne siperfaqen e lekures se njeriut, sesa njerez ne siperfaqen e Tokes.
39. Balena Gri,cdo vit migron 12500 milja nga Artiku ne Meksike dhe kthehet.
40. Reth nje milion bilion neutrone nga Dielli kalojne ne trupin tuaj vetem gjate leximit te kesaj fjalie.
41. Drites i duhen 13 sec per te udhetuar rreth Tokes.
42. Nje bebe ne 2000, lind me nje dhemb
43. Edhe nq se fluturojme me shpejtesine e drites, perseri do na duhej 2 milion vjet te shkonim ne afersi te galaxise me te madhe prane nesh, Andromeda.
44. Cdo ore Universi, zmadhohet gati nje bilion milje ne cdo drejtim.
45. Vendi me i thate ne bote, i banuar nga njerez, eshte Aswan, ne Egjipt ku cdo vit bie vetem .02 inch shi.
46. Pjesa me e thelle e oqeaneve, eshte ne Paqesor, gati 35797 kembe ethelle.
47. Krateret me te medha te krijuara nga renja e meteoreve, ndodhen ne Sudbury, Ontario ne Kanada dhe Vredefort ne Afriken e Jugut.
48. Shkretetira e Saharase eshte shkretetira me e madhe ne bote, me siperfaqe 3500000 milje katror.
49. Ne shekullin e 14te, Vdekja e Zeze, vrau 75,000,000 njerez. Transmetohej nga mikrobe te miut te zi.  

Arrihet marrëveshja për hapjen e minierës së parë nën ujë



Arrihet marrëveshja për të hapur minierën e parë nën det që synon të nxjerrë ar, bakër dhe metale të tjera të çmuara. Marrëveshja është finalizuar nga kompania kanadeze “Nautilus Minerals” me Papua Nju Guinea ndërsa projekti i debatueshëm parashikon gërmimin përminerale në një thellësi prej 1 500 metrash. 

Ekspertët e mjedisit japin alarmin se një projekt i tillë do të jetë shumë i lodhshëm dhe do të shkaktojë dëme të mëdha për jetën nënujore.

Mendoni se dini gjithcka mbi token? Ju paraqisim 3 fakte të pabesueshme që nuk i dinit !

1. Toka nuk është e rrumbullakët!
Nëse Toka është sferike, përpos kësaj, për shkak të fuqive gravitacionale të saj, nuk përbën një cikël perfekt. Në realitet ekziston një “gungë” rreth meridianit për shkak të saj. Rrezja polare e Tokës është 3.949.99 milje, ndërsa rrezja e meridianit është 3.963.34 milje.
2. Emërtimi “Earth” vjen nga Anglosaksonët me fjalën Erda.
Të gjithë plantët e tjerë të universit, e kanë marrë emrin e tyre nga perënditë e lashta, veç Tokës, planetit tonë. Fjala Angleze, “Earth” buron nga fjala anglosaksone Erda, që do të thotë “tokë, arë etj.” dhe besohet se ka moshë 1.000 vjeçare. Por, si për ironi të fatit, planeti ynë mbulohet nga 71% e sipërfaqes së tij me ujë dhe është i vetmi planet në gjithë universin që njihet deri më sot që ka këtë elementë të çmuar.
3. Dita nuk ka 24 orë!
Njerëzit vazhdojnë të thonë se nuk... kemi orë të mjaftueshme në dispozicion gjatë ditës dhe kanë të drejtë! Nuk janë 24 orë. Po, po, është e vërtet. Koha reale që i nevojitet planetit tonë për të kryer një rrotullim të plotë rreth boshtit të tij, është 23 orë 56 minuta dhe 4 sekonda. Kjo është ajo që ne e quajmë ditë yjore. Ditë diellore, koha që i duhet diellit që të kthehet në të njëjtën pikë në meridian, ndryshon shumë, thuajse 16 minuta gjatë gjithë vitit, për shkak të vendndodhjes së tij në orbitë.


E CUDITSHME POR E VERTETE!




Kjo është një lule e vërtetë. Nje formë e pazakontë luleje, e zbuluar ne Indi, dhe është e njohur edhe si "Lulja e buzëve".

Ja si bëhen çantat e shtrenjta me lëkurë gjarpri

Veshjet dhe aksesorët me lëkurë gjarpri janë ndër më luksoze por nuk janë të tilla punishtet ku përgatiten ato.
Një prej tyre është kjo punishte në Cirebon të Indonezisë. Punonjësit vrasin dhe u heqin lëkurën mijëra gjarpërinjve.


Pasi vriten, trupi i gjarpërinjve mbushet me ujë, duke u fryrë si një tullumbace, në mënyrë që të hiqet më kollaj lëkura. Megjithëse në Perëndim çantat me lëkurë gjarpri kushtojnë deri në 4 mijë dollarë, çmimi i një të tille në këtë punishte është vetëm 15 dollarë.

Kalendarët e parë të qytetërimeve para erës së re

Qytetërimet e lashta kanë patur kalendarët e tyre. Disa shekuj para lindjes së Krishtit, ose (para erës së re) njiheshin dy kalendarë. Njëri përbëhej nga 260 ditë, dhe ndahej në 13 grupe me nga 20 ditë. Ndërsa i dyti, kishte 365 ditë dhe ndahej në 12 grupe me nga 30 ditë, së bashku me pesë ditë shtesë).
Kalendarët e parë të kompozuar janë paraqitur në “Sumer”, rreth 4000 vite p.e.s ( para erës së re). Tek këta kalendarë viti zgjaste 364 ditë dhe 9 orë, duke u bazuar në vrojtimet e hënës dhe në ndryshimet e saj.
Kalendarë të ngjashëm u shfaqen te egjiptianët dhe çifutët, por ata bazoheshin në lëvizjet e diellit. Për egjiptianët e vjetër viti diellor zgjaste 365 ditë dhe përbëhej nga 12 muaj e 30 ditë, kurse deri në fund të vitit shtoheshin edhe 5 ditë.
Rreth vitit 238 p.e.s, sundonte sundimtari, Ptolemeu III. Ai urdhëroi që të shtohet një ditë në çdo katër vjet, e cila më tepër i ngjan një sistemi modern të viteve të brishta.
Në Greqinë e lashtë, kalendarët më të vjetër i bashkon metoda diellore dhe hënore e llogaritjes. Në periudhën klasike të Greqisë së lashtë, vitit ishte i ndarë në 12 muaj alternativ të përbërë nga 29 ose 30 ditë. Megjithatë, për shkak të problemeve të harmonizimit të kalendarit diellor dhe hënor, ishte e nevojshme nga koha në kohë për të shtuar disa ditë.
Kalendari Julian
Jul Cezari reformoi kalendarin romak në vitin 45 p.e.s, duke ndjekur këshillat e astronomit Sosigena nga Aleksandria. Në vend të llogaritjes kaotike të kohës, ai prezantoi një kalendar plotësisht diellor. Kalendari është emëruar sipas reformatorit të tij, kalendari Julian. Sipas kalendarit Julian, viti zgjat 365 ditë, dhe në çdo katër vite të brishta, zgjat 366 ditë.
Kalendari Gregorian
Kalendari Gregorian është quajtur edhe kalendari i ri, ose kalendari krishterë, pasi si fillim i numërimit të viteve, llogaritet lindja e Jezu Krishtit. Sipas kalendarit Gregorian, besohet se Krishti ka lindur më 25 dhjetor të vitit 1 p.e.s, por historianët modernë besojnë se ai ka lindur rreth vitit 4 para erës së re.

Nuk është Kroacia, as Italia, është Shqipëria

Gazeta më e madhe gjarmane "Bild" në bashkëpunim me TravelBook kanë përgatitur një speciale për Shqipërinë. Duke bërë një paraqitje lidhur me pozicionin gjeografik të Shqipërisë, informacion për kushqimin, jetën e natës, mundësitë për shopping, etj, gazeta shtron pyetjen nëse ia vlen të udhëtosh drejtë vendit tonë.“Shqipëria kufizohet nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia dhe Greqia. Mund të ofrojë male dhe 300 kilometër bregdet. Kush do të përfshihet në një aventurë në Shqipëri, do të zbulojë peizazhe fantastike, vende arkeologjike dhe një mikpritje të ngrohtë,” thuhet në këtë udhëzim.Në shkrim janë bashkangjitur edhe disa fotografi ndër të cilat shkruhet “nuk është Kroacia, as Italia, është Shqipëria.

Sunday, April 27, 2014

  LIQENI I KRISTALTE! (Montana, SHBA)

Ky eshte liqeni me ujin me te paster ne bote! Uji eshte aq i paster, saqe fotot te bera ne kete liqen, behen shume kontradiktore pasi duket sikur gjerat qendrojne pezull ne ajer, per shkak te pastertise se ujit.







Disa kuriozitete se bashku:


-Iguanat mund te vrasin veten.

-Nje kermil mund te flere per tre vjet.
-Pronari I pare I Malbores vdiq nga kanceri I mushkerive.
-Cdo vit, femijet e amerikes veriore shpenzojne rreth 500 mln dollare ne cemcakize.
-Ne masachuset eshte e paligjshme te shkosh ne shtrat pa bere dush.
-Pas nje termeti te madh toka tingellon si nje zile.
-Mollet jane 25% ajer. 
-Lekura peshon 3.2 kg
-Poli magnetic verior nderron vend me 7 metra per dite.
-Dy rrjeta merimangash nuk jane te njejta.
-Bota ka 41806 gjuhe te folura.
-Minjte mund te dallojne gjuhet.
-Zemra e nje balene blu eshte sa nje volzwagen.
-Flatrat e mushkonjes dridhen 300-600 here per sec.
-Ka me shume mundesi te vritesh nga tapa e shampanjes sesa nga nje merimange vrasese.
-Breshkat marrin fryme nga byça.
-Termitet te gjitha bashke peshon 10 here me shume se njerezit e te gjithe botes bashke.
-Krimbat mund te kene deri ne 10 zemra.
Samsung krijon Llampën 36 vite të qëndrueshme!

  Ndërrimi i llampave elektrike së shpejti do të mbetet çështje e së kaluarës, sepse “Samsung” ka prezantuar një llampë të re, të kursyeshme, e cila do të qëndrojë 36 vjet.
Ekspertët e kësaj kompanie e kanë promovuar llampën LED e cila mund të jetë e qëndrueshme deri në 40 mijë orë, që është 40 herë më shumë se llampat e rëndomta.
E vetmja e metë e kësaj llampe deri më tash mund të jetë çmimi i saj, sepse një këso llampe aktualisht shitet mbi 60 euro.