Monday, April 28, 2014

Kalendarët e parë të qytetërimeve para erës së re

Qytetërimet e lashta kanë patur kalendarët e tyre. Disa shekuj para lindjes së Krishtit, ose (para erës së re) njiheshin dy kalendarë. Njëri përbëhej nga 260 ditë, dhe ndahej në 13 grupe me nga 20 ditë. Ndërsa i dyti, kishte 365 ditë dhe ndahej në 12 grupe me nga 30 ditë, së bashku me pesë ditë shtesë).
Kalendarët e parë të kompozuar janë paraqitur në “Sumer”, rreth 4000 vite p.e.s ( para erës së re). Tek këta kalendarë viti zgjaste 364 ditë dhe 9 orë, duke u bazuar në vrojtimet e hënës dhe në ndryshimet e saj.
Kalendarë të ngjashëm u shfaqen te egjiptianët dhe çifutët, por ata bazoheshin në lëvizjet e diellit. Për egjiptianët e vjetër viti diellor zgjaste 365 ditë dhe përbëhej nga 12 muaj e 30 ditë, kurse deri në fund të vitit shtoheshin edhe 5 ditë.
Rreth vitit 238 p.e.s, sundonte sundimtari, Ptolemeu III. Ai urdhëroi që të shtohet një ditë në çdo katër vjet, e cila më tepër i ngjan një sistemi modern të viteve të brishta.
Në Greqinë e lashtë, kalendarët më të vjetër i bashkon metoda diellore dhe hënore e llogaritjes. Në periudhën klasike të Greqisë së lashtë, vitit ishte i ndarë në 12 muaj alternativ të përbërë nga 29 ose 30 ditë. Megjithatë, për shkak të problemeve të harmonizimit të kalendarit diellor dhe hënor, ishte e nevojshme nga koha në kohë për të shtuar disa ditë.
Kalendari Julian
Jul Cezari reformoi kalendarin romak në vitin 45 p.e.s, duke ndjekur këshillat e astronomit Sosigena nga Aleksandria. Në vend të llogaritjes kaotike të kohës, ai prezantoi një kalendar plotësisht diellor. Kalendari është emëruar sipas reformatorit të tij, kalendari Julian. Sipas kalendarit Julian, viti zgjat 365 ditë, dhe në çdo katër vite të brishta, zgjat 366 ditë.
Kalendari Gregorian
Kalendari Gregorian është quajtur edhe kalendari i ri, ose kalendari krishterë, pasi si fillim i numërimit të viteve, llogaritet lindja e Jezu Krishtit. Sipas kalendarit Gregorian, besohet se Krishti ka lindur më 25 dhjetor të vitit 1 p.e.s, por historianët modernë besojnë se ai ka lindur rreth vitit 4 para erës së re.

No comments:

Post a Comment