1. Toka nuk
është e rrumbullakët!
Nëse Toka
është sferike, përpos kësaj, për shkak të fuqive gravitacionale të saj, nuk
përbën një cikël perfekt. Në realitet ekziston një “gungë” rreth meridianit për
shkak të saj. Rrezja polare e Tokës është 3.949.99 milje, ndërsa rrezja e meridianit
është 3.963.34 milje.
2. Emërtimi
“Earth” vjen nga Anglosaksonët me fjalën Erda.
Të gjithë
plantët e tjerë të universit, e kanë marrë emrin e tyre nga perënditë e lashta,
veç Tokës, planetit tonë. Fjala Angleze, “Earth” buron nga fjala anglosaksone
Erda, që do të thotë “tokë, arë etj.” dhe besohet se ka moshë 1.000 vjeçare.
Por, si për ironi të fatit, planeti ynë mbulohet nga 71% e sipërfaqes së tij me
ujë dhe është i vetmi planet në gjithë universin që njihet deri më sot që ka
këtë elementë të çmuar.
3. Dita nuk
ka 24 orë!
Njerëzit
vazhdojnë të thonë se nuk... kemi orë të mjaftueshme në dispozicion gjatë ditës
dhe kanë të drejtë! Nuk janë 24 orë. Po, po, është e vërtet. Koha reale që i
nevojitet planetit tonë për të kryer një rrotullim të plotë rreth boshtit të
tij, është 23 orë 56 minuta dhe 4 sekonda. Kjo është ajo që ne e quajmë ditë
yjore. Ditë diellore, koha që i duhet diellit që të kthehet në të njëjtën pikë
në meridian, ndryshon shumë, thuajse 16 minuta gjatë gjithë vitit, për shkak të
vendndodhjes së tij në orbitë.
No comments:
Post a Comment