Tuesday, August 26, 2014

Laptopi që mund të kontrollohet nga lëvizja e dorës

Kjo mund të duket si diçka që Tom Cruise mund ta përdorte në filmin "Minority Report", por ky është kompjuteri i parë laptop që mund të kontrollohet nga vala e një dore i cli pritet të dalë në shitje muajin e ardhshëm.


"HP Envy 17 Brishtë Motion SE" ka një sensor të veçantë e realiyuar nga nga firma me qendër në San Francisko "LeapMotion", i cili lejon gishtat e përdoruesit kur ata lëvizin para ekranit. HP është firma e parë qe ka krijuar një kompjuter të tillë. 

Sensori i vogël, i montuar nën tastierë, përdor dy kamera dhe tre LED-s infra të kuqe për të ndjekur lëvizjen e çdo objekti Përdoruesi mund të mbajë edhe një laps, dhe sistemi është mjaft i sakte për të ndjekur gishtat. Përfaqësues të kësaj kompanie shpresojnë që kjo teknologji një ditë do të gjejë zbatim edhe në smartphone.

Finalja e Botërorit theu rekordet në rrjetet sociale

Kampionati Botëror i Futbollit është një ndër ngjarjet më të rëndësishme që zhvillohet njëherë në katër vjet. Ky kampionat është finalizuar këtë vit me fitoren e Gjermanisë, i cili fitoi për herë të katërt Kupën e Botës. Finalja e zhvilluar mes Gjermanisë dhe Argjentinës ishte edhe një nga ngjarjet më të komentuara në rrjetet sociale.

Që me fillimin e turneut të futbollit muajin e kaluar rrjetet sociale si Facebook dheTwitter zbuluan një sërë veçorish që i dedikoheshin kampionatit. Zhvillimi i lojës, golat e shënuara, rezultatet e papritura, të gjitha këto kanë bërë që njerëzit t’i përdorin rrjetet sociale, si Facebook dhe Twitter, për të shprehur mendimet e tyre, pakënaqësitë apo edhe vërejtjet.

Gjatë gjithë zhvillimit të kampionatit ka pasur një bum komentesh, postimesh dhe pëlqimesh në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, por finalja i tejkaloi këto duke thyer rekordet në të dyja rrjetet sociale.

Facebook zbuloi se numri total i ndërveprimeve nga përdoruesit e saj, ku përfshihen komentet, posimet dhe pëlqimet rreth finales së Kupës së Botës, arritën në 280 milionë. Mbi 88 milionë përdorues ndërvepruan në Facebook gjatë finales, duke e bërë atë ngjarjen më të përfolur në rrjetet sociale në botë. Ky titull është mbajtur më parë nga Super Bowl në vitin 2013, shkruan krokodili.com.

Finalja theu edhe rekordet për cicërimet më shumë të dërguara në minutë nëTwitter. Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në këtë kampionat kur Gjermania mundi Brazilin 7 me 1 në gjysmëfinale. Twitter zbuloi se ishin postuar rreth 580,666 cicërima në minutë gjatë gjysmëfinales. Ndërsa në finale u postuan rreth 618,725 cicërima në vetëm një minutë.

Gjysmëfinalja megjithatë mban rekordin për cicërimat më të shumta të dërguara gjatë gjithë ndeshjes, ku u postuan rreth 35.6 milionë cicërima në krahasim me finalen që u postuan rreth 32.1 milionë cicërima

Facebook prezanton aplikacionin vetëm për njerëzit e famshëm

Facebook prezantoi të enjten njëaplikacion të ri për pajisjet iOS për njerëzit e famshëm dhe publikë, për ta bërë më të lehtë për ta që të lidhen me fansat e tyre.
Aplikacioni, i quajtur FacebookMentions, i lejon përdoruesit të shohin se çfarë thonë fansat në një faqe dedikuar atyre, transmeton Krokodili.

Faqet e tyre me numrin më të madh të njoftimeve do të mbushen me opinione nga njerëzit e tjerë të famshëm dhe mediat; përdoruesit do të kenë mundësi gjithashtu të shohin trendet më të reja të kohës.

Facebook prezantoi një aplikacion vetëm për njerëzit e famshëm.

Facebook po përpiqet që ta bëjë këtë aplikacion sa më të famshëm, ashtu si personat të cilët do ta përdorin atë. Aplikacioni është në dispozicion vetëm për figurat publike me faqe të verifikuara, kështu përdoruesit të cilët nuk kanë një faqetë dedikuar nuk do të kenë mundësi të qasen në aplikacion.

Facebook njoftoi se gjatë javës ka me miliarda ndërveprime mes figurave publikedhe fansave të tyre në Facebook. Disa persona të famshëm kanë filluar të përdorin këtë aplikacion, si Mariah Carey, Whoopi Goldberg, Josh Duhamel, Ed Sheeran, Austin Mahone, Tyrese Gibson, Rachel Zoe, Arianna Huffington, Bill Nye dhe Nick Kristof.

Facebook tha se këto figura publike prodhojnë tani përmbajtje dy herë më shumë sesa para se të përdornin aplikacionin Mentions.

Monday, August 25, 2014

Tirana – mbështjellëse çokollatash në Parisin e viteve ’30-të

Kjo është një pamje e Tiranës në vitet e ’30-ta.

Kjo pamje ka qenë mbështjellëse e një çdokollate në Paris, pikërisht diku nga vitet 1930-të.

Në të mund të shihen shtëpikarakteristike tiranase, rrugicat, dy xhami dhe sahati në qendër.

Zbukurohuni falë limonit

                                                                     Në saje të vlerave të tija antiseptike, lëngu i limonit i përdorur edhe në fytyrë pastron lëkurën nga pikat e zeza. Vitamina C dhe acidi citrik kanë fuqi pastruese dhe shkëlqyese për lëkurën. 

Një luge lëng limoni, një lugë argjil i gjelbër pluhur dhe disa pika lëng trëndafili, janë një maskë shumë e mirë për lëkurën e fytyrës. Atë maskë duhet ta hiqni pas dhjetë minutash. Për të pasur buzë më të buta, përpara se të shkoni për të fjetur lyeni buzët me pak lëng limoni dhe shpëlajini në mëngjes. Për të pasur thonj të shëndetshmëm, na nevojitet sërishlimoni. Një përzierje e lëngut të limonit me vajin e ullirit janë një ilaç i mirë për thonjtë, të cilët mbahen për pak minuta në këtë përzierje. Shërben edhe për pastrimin prej shenjave të bojës dhe duhanit. 

Keni dëgjuar shpesh se për tu dobësuar, mund të konsumojmë një gotë me ujë e limon në mëngjes. Kjo ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe aktivitetin e stomakut. Lëngu i limonit i aplikuar rregullisht mund të ndihmojë në eliminimin e shenjave të moshës dhe shtatzënisë. 

Për këtë, pak lëng limoni shtohet në kremin hidratant të fytyrës dhe atë përdoreni më pas si zakonisht. Efektet çudibërëse të tij nuk kanë fund, ndërsa përdoret edhe për të pasur flokë të butë dhe të shndritshëm. Limoni ndihmon në eliminimin e zbokthit. E përzier edhe me vaj ulliri shërben për t’i dhënë më shumë ndriçim atyre. Ne mund të kemi dhëmbë më të bardhë, falë përdorimit të limonit. Një lugë me lënglimoni, një me sodë buke të përziera, mund të shërbejnë për të zbardhur dhëmbët duke i fërkuar ato me një copë pambuk të përshtatshëm.                    

Sunday, August 24, 2014

Ja Mercedes SLR më i shtrenjtë në botë


30 mijë orë punë, 600 pjesë shumë të shtrenjta dhe një kosto prej 4 milionë eurosh për ta realizuar. Milioneri zviceran Ueli Anliker, i apasionuar pasautomjeteve, e ka bërë realitetëndrrën e tij.

Tashmë Mercedes McLaren SLR Red Gold Dream 999 është në shitje për 8 milionë euro duke qënë edhe SLR më i shtrenjtë në botë.

Bugatti zbulon imazhe të modelit të ri special Veyron

Bugatti zbulon imazhe të modelittë ri Veyron në kuadër të edicioneve speciale. Grand Sport Vitesse është e dizajnuar në ngjyrë të verdhë dhe të zezë.

Ngjyra e jashtme e kësaj makine është e inspiruar nga ngjyrat historike të familjes së Bugatti, sikurse janë edhe modelet 41 Royale, 55 dhe 44

Makinat elektrike të Tesla-s mund të ndizen dhe fiken nëpërmjet iPhone-it

Makinat elektrike të kompanisë Tesla tashmë mund të ndizendhe fiken nëpërmjet iPhone-it. Përditësimi i platformës Tesla Model S OS lejon që këto makina elektrike të ndizen dhe fiken nëpërmjet iPhone-it.

Bazuar nga imazhet e shfaqura nga Electrek, blog që shfaq informacione mbi makinatelektrike, aplikacioni ri i Tesla-së për pajisjet mobile ka “funksionalitete të reja për njoftimet dhe ofron mundësinë për të ndezur makinën.”
Thuhet se këto makina elektrikedo të mund të ndizen nëpërmjet veçorisë Touch ID të iPhone 5s, megjithatë nuk kemi ndonjë konfirmim zyrtar nga kompania, shkruan krokodili.com.

Nga imazhet e shfaqura shihet se një version Android do të jetë i disponueshëm pak javë më vonë. Versioni 6.0 i përditësuar do të lejojë gjithashtu pronarët të menaxhojnë më mirë energjinë e makinës, duke e ruajtur nëpërmjet veçorisë “natë” nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.
Një aplikacion i ri për kalendar në platformën Tesla OS lejon përdoruesit të regjistrojnë ngjarjet e ditës, dhe nëse specifikohet vendi ku do të shkojnë, përdoruesit do të kenë mundësinë të navigojnë atje. Përditësimi përfshin gjithashtu një “këshillues udhëtimi” që monitoron rrugët dhe ju tregon itinerarin më të mirë për shmangur trafikun.
Teknologjia për ndezjen e makinave nëpërmjet telefonit nuk është e re. Aplikacione të ndryshme të palëve të treta, si Viper ose DroneMobile, mund të ndezin makinën nëpërmjet telefonit inteligjent.

Ferrari F12 Berlinetta, ja super-makina e Balotellit

Mario Balotelli u nis nga Brescia për në Liverpool. Sulmuesi italian do të jetë futbollisti i ri i "The Reds" dhe nesër pritet të hidhet firma mbi kontratë.

Por Super-Mario nuk do të jetë vetëm në Angli. Përveç të dashurës së tij Fanny NegueshaBalotelli do të marrë me vete edhe makinën e tij, një FerrariF12 Berlineta.

"Kokëkuqja" u ble një vit më parë për 276 mijë euro. Ajo ka njëmotor 12 cilindër; 6,2 litër për 100 km dhe 740 kuaj fuqi.

Pavarësisht peshës prej 1630 kg kjo makinë mund të arrijë nga 0-100 km/h për 3.1 sekonda.

Zbulohet një kockë njeriu në Mars

Mes pluhurit të planetit Mars, më në fund del diçka e veçantë.

Bëhet fjalë për një kockë femur që është gjendur pas shumë kërkimeve.

Kocka u zbulua pas një pune intensive nga ana e sondës "Curiosity", e cila ka kryer një kërkim 2-vjeçar, përmes ekspertëve më të mirë të NASA-s.

Megjithatë NASA, nxitoi të thoshte se nuk bëhet fjalë për jetë njeriu në Mars, por janë thjesht pjesë të vogla të formave të jetës. 

“Anëtarët e skuadrës së shkencëtarëve mendojnë se forma e asaj pjese shkëmbi të jetë lëmuar nga erozioni. Nëse ka patur jetë në Mars, shkencëtarët thonë se bëhet fjalë vetëm për pjesë të vogla të formave të jetës, ose mikrobe. Marsi nuk ka dhe ndoshta nuk ka patur kurrë oksigjen të mjaftueshëm në atmosferën e tij apo në ambiente të tjera për të patur forma të jetës më komplekse” – thuhet në deklaratën e NASA-s

Tani mund të hapni një llogari në Google+ edhe me një emër tjetër

Kur Google prezantoi aplikacionin Google+, u kërkoi përdoruesve që të regjistroheshin me emrin e tyre të vërtetë. Në një farë mënyre kjo ka kuptim, sepse ne duam të dimë se me kë po bashkëveprojmë, apo jo? Megjithatë, ka edhe disa përdorues që duan të ruajnë privatësinë e tyre dhe nuk duan që të përdorin emrat e tyre të vërtetë për të hapur një llogarinë Google+.

Lajmi i mirë është se në qoftë se nuk keni hapur një llogari nëGoogle+ për shkak të kësaj veçorie, ju duhet t’ju interesojë të dini se Google ka njoftuar së fundmi se përdoruesit e Google+ të cilët nuk duan që të përdorin emrin e vërtetë ata do të kenë mundësi që të mos e përdorin.

Sipas Google, “Pas disa vitesh, me përhapjen e Google+ dhe me forcimin e komunitetit të tij, ne kemi vendosur që të ndryshojmë rregullat, nga lejimi i përdoruesve të +Page të përdorin çfarëdolloj emri që ata zgjedhin deri tek lejimi i përdoruesve të YouTube që të përdorin emrat e tyre të përdoruesve në Google+. Sot, ne po marrim hapin më të fundit, nuk do të ketë më kufizime në emrat që ju përdorni.” /krokodili/

Çfarë duhet bërë me celularin që bie në ujë?!

E keni menduar ndonjëherë se çfarë duhet të bëni për të shpëtuar celularin tuaj pasi të ketë rënë në ujë?

Ja sugjerimet e Portalit Albeu.com për një situatë të këtillë:

Pas nxjerrjes nga uji, gjëja e parë që duhet të bëni është të mbyllni celularin dhe të hiqni baterinë.

Pas heqjes së baterisë, duhet të siguroheni që t'a thani dhe t'i largoni lagështinë celularit. 

Për t'a bërë këtë gjë, mënyra më e mirë është t'a fusni në një kavanoz të vogël me oriz. Mund t'ju duket qesharake, por orizi është mënyra më e mirë për të tërhequr lagështinë nga celulari.

Pasi të jeni siguruar që telefoni juaj është tharë plotësisht dhe nuk ka më lagështi, mos shpejtoni, prisni edhe disa ditë dhe më pas hapni celularin

Çfarë nuk duhet të bëni

- Mos tentoni ta thani celularin me tharëse flokësh ose me mikrovalë

- Ajri i nxehtë dëmton pjesët elektronike