Facebook prezantoi të enjten njëaplikacion të ri për pajisjet iOS për njerëzit e famshëm dhe publikë, për ta bërë më të lehtë për ta që të lidhen me fansat e tyre.
Aplikacioni, i quajtur FacebookMentions, i lejon përdoruesit të shohin se çfarë thonë fansat në një faqe dedikuar atyre, transmeton Krokodili.
Faqet e tyre me numrin më të madh të njoftimeve do të mbushen me opinione nga njerëzit e tjerë të famshëm dhe mediat; përdoruesit do të kenë mundësi gjithashtu të shohin trendet më të reja të kohës.
Facebook prezantoi një aplikacion vetëm për njerëzit e famshëm.
Facebook po përpiqet që ta bëjë këtë aplikacion sa më të famshëm, ashtu si personat të cilët do ta përdorin atë. Aplikacioni është në dispozicion vetëm për figurat publike me faqe të verifikuara, kështu përdoruesit të cilët nuk kanë një faqetë dedikuar nuk do të kenë mundësi të qasen në aplikacion.
Facebook njoftoi se gjatë javës ka me miliarda ndërveprime mes figurave publikedhe fansave të tyre në Facebook. Disa persona të famshëm kanë filluar të përdorin këtë aplikacion, si Mariah Carey, Whoopi Goldberg, Josh Duhamel, Ed Sheeran, Austin Mahone, Tyrese Gibson, Rachel Zoe, Arianna Huffington, Bill Nye dhe Nick Kristof.
Facebook tha se këto figura publike prodhojnë tani përmbajtje dy herë më shumë sesa para se të përdornin aplikacionin Mentions.
No comments:
Post a Comment