Monday, August 25, 2014

Zbukurohuni falë limonit

                                                                     Në saje të vlerave të tija antiseptike, lëngu i limonit i përdorur edhe në fytyrë pastron lëkurën nga pikat e zeza. Vitamina C dhe acidi citrik kanë fuqi pastruese dhe shkëlqyese për lëkurën. 

Një luge lëng limoni, një lugë argjil i gjelbër pluhur dhe disa pika lëng trëndafili, janë një maskë shumë e mirë për lëkurën e fytyrës. Atë maskë duhet ta hiqni pas dhjetë minutash. Për të pasur buzë më të buta, përpara se të shkoni për të fjetur lyeni buzët me pak lëng limoni dhe shpëlajini në mëngjes. Për të pasur thonj të shëndetshmëm, na nevojitet sërishlimoni. Një përzierje e lëngut të limonit me vajin e ullirit janë një ilaç i mirë për thonjtë, të cilët mbahen për pak minuta në këtë përzierje. Shërben edhe për pastrimin prej shenjave të bojës dhe duhanit. 

Keni dëgjuar shpesh se për tu dobësuar, mund të konsumojmë një gotë me ujë e limon në mëngjes. Kjo ndihmon në përmirësimin e metabolizmit dhe aktivitetin e stomakut. Lëngu i limonit i aplikuar rregullisht mund të ndihmojë në eliminimin e shenjave të moshës dhe shtatzënisë. 

Për këtë, pak lëng limoni shtohet në kremin hidratant të fytyrës dhe atë përdoreni më pas si zakonisht. Efektet çudibërëse të tij nuk kanë fund, ndërsa përdoret edhe për të pasur flokë të butë dhe të shndritshëm. Limoni ndihmon në eliminimin e zbokthit. E përzier edhe me vaj ulliri shërben për t’i dhënë më shumë ndriçim atyre. Ne mund të kemi dhëmbë më të bardhë, falë përdorimit të limonit. Një lugë me lënglimoni, një me sodë buke të përziera, mund të shërbejnë për të zbardhur dhëmbët duke i fërkuar ato me një copë pambuk të përshtatshëm.                    

No comments:

Post a Comment