Kur Google prezantoi aplikacionin Google+, u kërkoi përdoruesve që të regjistroheshin me emrin e tyre të vërtetë. Në një farë mënyre kjo ka kuptim, sepse ne duam të dimë se me kë po bashkëveprojmë, apo jo? Megjithatë, ka edhe disa përdorues që duan të ruajnë privatësinë e tyre dhe nuk duan që të përdorin emrat e tyre të vërtetë për të hapur një llogarinë Google+.
Lajmi i mirë është se në qoftë se nuk keni hapur një llogari nëGoogle+ për shkak të kësaj veçorie, ju duhet t’ju interesojë të dini se Google ka njoftuar së fundmi se përdoruesit e Google+ të cilët nuk duan që të përdorin emrin e vërtetë ata do të kenë mundësi që të mos e përdorin.
Sipas Google, “Pas disa vitesh, me përhapjen e Google+ dhe me forcimin e komunitetit të tij, ne kemi vendosur që të ndryshojmë rregullat, nga lejimi i përdoruesve të +Page të përdorin çfarëdolloj emri që ata zgjedhin deri tek lejimi i përdoruesve të YouTube që të përdorin emrat e tyre të përdoruesve në Google+. Sot, ne po marrim hapin më të fundit, nuk do të ketë më kufizime në emrat që ju përdorni.” /krokodili/
No comments:
Post a Comment