Wednesday, October 22, 2014

Kastraveci, ideal për qetësimin e syve

Kastraveci përdoret gjerësisht në maska të ndryshme, por atë ne mund ta përdorim edhe për qetësimin e syve. Teksa shohim që jemi të lodhur dhe sytë na lotojnë shpesh, kastraveci do të ishte i shkëlqyer për të na sjellë qetësinë e duhur. 

Kastraveci lehtëson fluksin e gjakut, duke ndihmuar qetësimin e syve të skuqur, të fryrë e tëlodhur. Fetat e kastravecit mjafton që ti mbani mbi sy per 15 minuta dhe rezultati do ishte i shkëlqyer.

12 këshilla si të harxhoni më pak karburant me makinat tuaja

Të gjithë ankohemi për çmimet e larta të baftës dhe benzinës por meqë nuk arrijmë dot të ulim çmimet e tyre atëherë është mirë të mendojmë se si mund të ulim harxhimet e karburanteve.

Portali Albeu.com ju sjell në fotogalerinë e mësipërme 12 këshilla se si të harxhoni më pak kraburant me makinat 
tuaja

Saturday, October 18, 2014

Tani edhe çadra prej ajri


Ndërsa po i afrohemi reshjeve të shiut dhe borës, një kompani kineze i marrë masat për ju dhe ka krijuar një çadër prej ajri. Çadra prej ajri, e projektuar në tri modele, ka formën e një shufre me një piramidë të përmbysur në majë, nga e cila del ajër i fortë që mban larg shiun. 

Avantazhi i kësaj pajisjeje të teknologjisë së lartë është se nuk ka një shtresë të lidhur me tela, që ndodh shpesh herë edhe prishen, dhe përdoruesit nuk kanë përse të shqetësohen se do të pengojnë të tjerët me çadrën e tyre. Avantazhi tjetër është se duke mos qenë kjo shtresa, ju mund të shikoni lehtësisht rrugën. 

Kompania që ka krijuar këtë çadër thotë se ajo mund të mbrojë dy njerëz nga reshjet e shiut dhe të dëborës, dhe nëse reshjet janë të pakta, ajo mund të mbulojë edhe tre persona. 

Ka tri versione të çadrës me ajër, një për femra që është 30 cm e gjatë, peshon 500 gramë dhe bateria e saj mund të zgjasë 15 minuta. E dyta, për meshkuj, do të jetë 50 cm e gjatë, 800 gramë dhe bateria zgjat 30 minuta. E treta, e krijuar për të gjithë njerëzit, do të jetë e gjatë nga 50 cm deri në 80 cm, peshon 850 gramë dhe bateriado të zgjasë 30 minuta. 

Të gjitha këto versione të çadrave do të përdorin bateri litiumi-ion, shkruan krokodili.

Për momentin, çadra prej ajri është në Kickstarter, web-faqja numër 1 në botë për mbledhjen e fondeve për zhvillimin e projekteve kreative. 

Deri tani fushata për mbledhjen e fondeve në faqen Kickstarter ka siguruar vetëm 4 mijë dollarë nga 10 mijë që është synimi i dizenjuesëve, kur kanë mbetur edhe 11 ditë nga përfundimi i saj. 

Kjo çadër kushton 108 dollarë.

Bosi i Facebook dhuron 25 milionë $ për luftimin e Ebola-s

Shefi ekzekutiv i Facebook, MarkZuckerberg ka lajmëruar në profilin e tij në rrjetin social se ai së bashku me bashkëshorten e tij, pediatren Priscilla Chan i kanë dhënë 25 milionë dollarë Qendrës së Fondacioneve për Kontrollin e Sëmundjeve për ti përdorur për luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse "Ebola". 

Kjo sëmundje deri më tani ka shkaktuar mbi 8.000 viktima dhe po përhapet shumë shpejt. Akoma nuk është zbuluar një kurë për këtë sëmundje.

Gjatë postimit të tij në Facebook ai ftoi dhe të tjerët të ndihmonin me aq sa kishin mundësi për luftimin e kësaj sëmundje të pashërueshme. 

Nuk është hera e parë që Zuckerberg dhe gruaja e tij ndërmarrin këto veprime bamirësie, ata kanë dhuruar dhe herë tjetër para për kauza të tjera së shumti në fushën e edukimit. Jo më larg se këtë vit ata dhuruan 120 milionë dollarë për shkollat e Bay Area. 

Të dy kanë ngritur dhe një organizatë startup e cila ndërton platforma dhe shërbime edukative. Sot bashkëshortët Zuckerberg renditen ndër filantropët më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara.

iPhone 6 si brisk rroje, gallatë në web

Disa përdorues kanë mbetur të zhgënjyer nga ky difekt i smartphone-t më të ri të Apple, çka ka sjellë që në rrjetet sociale të shpërndahen disafotomontazhe që vënë në lojë një prej risive teknologjike të këtij sezoni.

Ata e krahasojnë iPhone 6 me një brisk rroje.

Në nëntor prezantohet Samsung A5

Samsung po punon për krijimin e tri pajisjeve të reja që do të bëjnë pjesë në serinë A të telefonave inteligjentë. Këta do t’i bashkohen telefonit Galaxy Alpha, si pjesë e telefonave të rinj inteligjentë të Samsung-ut që kanë trup prej metali. Këtë veçori kanë kohë që po e kërkojnë fansat e Samsung-ut. 

Kur mund të prezantohen telefonat inteligjentë SamsungA5, A3 dhe A7? SamMobile raporton se Samsung A5 pritet të prezantohet në Kinë këtë nëntor, dhe mund të kushtojë rreth 400 dollarë deri në 450 dollarë. Thuhet gjithashtu se do të ketë disa ndryshime të vogla tek karakteristikat e telefonit A5. Më përpara flitej se Samsung A5 mund të përmbajë ekran HD, por burimet e SamMobile raportojnë se do të ketë ekran Full HD. 

Mendohet se Galaxy A5 do të ketë një ekran 4.8 inç Full HD, procesorin Snapdragon 410 me shpejtësi 1.2 GHz, 2GB RAM, 16 GB hapësirë, kartën grafike Adreno 306 GPU, kamera të pasme 13 megapikselë dhe kamera ballore 5 megapikselë. 

Ky telefon inteligjent do të operojë me sistemin operativ Android 4.4.4 KitKat, dhe do të fuqizohet nga bateri me kapacitet 2300mAh. Nuk e dimë nëse kjo pajisje do të jetë në dispozicion vetëm në Kinë apo do të dalë edhe në tregje te tjera.

Google prezantoi tabletin Nexus 9

Google prezantoi dje tabletin e saj më të fundit, Nexus 9, i cili është krijuar nga kompania HTC. Tableti do të operojë me sistemin më të fundit operativ, Android 5.0 Lollipop. Ai përmban ekran 9 inç IPS LCD me rezolucion 2048 x 1536 pikselë.

Tableti Google Nexus 9, i hollë 7.9 mm, fuqizohet nga procesori Nvidia Tegra K1 me shpejtësi 2.3GHz, kartën grafike Kepler DX1 GPU dhe 2GB RAM. Hapësira e brendshme është në dy versione, 16GB ose 32GB, por nuk ofrohet mbështetje për kartën microSD për më shumë hapësirë, transmeton krokodili.com.

Ky tablet ka gjithashtu kamera të pasme 8 megapikselë dhe kamera ballore 1.6 megapikselë. Bateria është me kapacitet 6,700 mAh, nuk dihet se sa orë mund të zgjasë. Bashkë me tabletin vjen edhe një tastierë, që i bashkëngjitet atij në anën e pasme. Porositjet për këtë tablet do të fillojnë më 17 tetor, ndërsa ai do të hidhet në treg më 3 nëntor. Ai vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë dhe bezhë. Çmimi nuk është bërë i ditur akoma.

Saturday, October 4, 2014

Ja si ta trajtojmë lëkurën e yndyrshme

Shpesh personat të cilët kanë një lëkurë të yndyrshme, nuk dinë çfarë produktesh të përdorin. Për të mos u dorëzuar në duart e mjekut, mjaft mirë mund të na shërbejë kosi, portokalli oselimoni

Me këto produkte natyrale ju mund të bëni një mrekulli të vërtetë, ku do të shihni se për një kohë të shkurtër do të keni një lëkurë të freskët. 

Në fillim bashkojmë dy lugë lenglimoni (ose 3 lugë lëng portokalli) me 2 lugë kos. Më pas e aplikojmë në fytyrë dhe e lëmë për 5-10' përpara se ta shpëlajme me ujë të bollshëm. 

Kjo maskë këshillohet pasi limoni pastron fytyren nga qelizat e vdekura, hap poret dhe i rikthen fytyres një PH natyral.