Shefi ekzekutiv i Facebook, MarkZuckerberg ka lajmëruar në profilin e tij në rrjetin social se ai së bashku me bashkëshorten e tij, pediatren Priscilla Chan i kanë dhënë 25 milionë dollarë Qendrës së Fondacioneve për Kontrollin e Sëmundjeve për ti përdorur për luftën kundër sëmundjes vdekjeprurëse "Ebola".
Kjo sëmundje deri më tani ka shkaktuar mbi 8.000 viktima dhe po përhapet shumë shpejt. Akoma nuk është zbuluar një kurë për këtë sëmundje.
Gjatë postimit të tij në Facebook ai ftoi dhe të tjerët të ndihmonin me aq sa kishin mundësi për luftimin e kësaj sëmundje të pashërueshme.
Nuk është hera e parë që Zuckerberg dhe gruaja e tij ndërmarrin këto veprime bamirësie, ata kanë dhuruar dhe herë tjetër para për kauza të tjera së shumti në fushën e edukimit. Jo më larg se këtë vit ata dhuruan 120 milionë dollarë për shkollat e Bay Area.
Të dy kanë ngritur dhe një organizatë startup e cila ndërton platforma dhe shërbime edukative. Sot bashkëshortët Zuckerberg renditen ndër filantropët më të mëdhenj në Shtetet e Bashkuara.
No comments:
Post a Comment