Saturday, October 18, 2014
Tani edhe çadra prej ajri
Ndërsa po i afrohemi reshjeve të shiut dhe borës, një kompani kineze i marrë masat për ju dhe ka krijuar një çadër prej ajri. Çadra prej ajri, e projektuar në tri modele, ka formën e një shufre me një piramidë të përmbysur në majë, nga e cila del ajër i fortë që mban larg shiun.
Avantazhi i kësaj pajisjeje të teknologjisë së lartë është se nuk ka një shtresë të lidhur me tela, që ndodh shpesh herë edhe prishen, dhe përdoruesit nuk kanë përse të shqetësohen se do të pengojnë të tjerët me çadrën e tyre. Avantazhi tjetër është se duke mos qenë kjo shtresa, ju mund të shikoni lehtësisht rrugën.
Kompania që ka krijuar këtë çadër thotë se ajo mund të mbrojë dy njerëz nga reshjet e shiut dhe të dëborës, dhe nëse reshjet janë të pakta, ajo mund të mbulojë edhe tre persona.
Ka tri versione të çadrës me ajër, një për femra që është 30 cm e gjatë, peshon 500 gramë dhe bateria e saj mund të zgjasë 15 minuta. E dyta, për meshkuj, do të jetë 50 cm e gjatë, 800 gramë dhe bateria zgjat 30 minuta. E treta, e krijuar për të gjithë njerëzit, do të jetë e gjatë nga 50 cm deri në 80 cm, peshon 850 gramë dhe bateriado të zgjasë 30 minuta.
Të gjitha këto versione të çadrave do të përdorin bateri litiumi-ion, shkruan krokodili.
Për momentin, çadra prej ajri është në Kickstarter, web-faqja numër 1 në botë për mbledhjen e fondeve për zhvillimin e projekteve kreative.
Deri tani fushata për mbledhjen e fondeve në faqen Kickstarter ka siguruar vetëm 4 mijë dollarë nga 10 mijë që është synimi i dizenjuesëve, kur kanë mbetur edhe 11 ditë nga përfundimi i saj.
Kjo çadër kushton 108 dollarë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment