Saturday, November 8, 2014

iPhones, iPads dhe Macs infektohen nga virusi "Wirelurker"

Një virus i ri ka infektuar pajisjetqë operojnë me platformat OS X dhe iOS. Virusi i quajtur "Wirelurker" është zbuluar nga ekspertët e sigurisë pasi ai infektoi qindra aplikacione Mac OS X tek Maiyadi Store, një dyqan virtual kinez për aplikacione në pajisjet Mac. Nëpërmjet shkarkimeve të aplikacioneve në këtë dyqan, kyvirus mund të përhapet nëpajisjet iMac dhe Macbooks. 

Ekspertët e sigurisë tek Rrjetet Palo Alto kanë zbuluar programin e quajtur WireLurker, i cili mund të përdoret për të spiunuar përdoruesit. Ky virus ka prekur aktualishtqindra e mijëra përdorues në Azi. 

"WireLurker" mund të infektojë çdo iPhone që lidhet me anë të USB-së me kompjuterët Mac, dhe instalon automatikisht aplikacione me viruse. 

Ekspertët njoftojnë se aplikacionet me virus janë shkarkuar deri tani mbi 350 mijë herë, duke infektuar kështu qindra mijëra iPhone.

Aplikacioni Facebook është 50% më i shpejtë në pajisjet iOS

Ju mund të keni vënë re qëFurnizuesi i Lajmeve nëFacebook është më i shpejtë se më parë në pajisjet iPhone dhe iPad. Facebook ka bërë qëFurnizuesi i Lajmeve të operojë 50% më shpejtë se versioni i mëparshëm i aplikacionit nëpajisjet iOS.

Para dy vitesh, Facebook filloi të përdorë kodin HTML5 në iOS për të bërë aplikacionin që të funksionojë sa më mirë të jetë e mundur. Por, me kalimin e kohës, zhvilluesit vunë re diçka të çuditshme: Sa herë qëaplikacioni përditësohej, Furnizuesi i Lajmeve do të merrte më shumë kohë për të shfaqur postime të ndryshme. Gradualisht këtë problem filluan ta vënë në dukje edhe përdoruesit, transmeton krokodili.

“Sa herë që ne i shtonim cilësi të reja, aplikacioni bëhej më i ngadaltë”- tha për Mashable Adam Ernst, inxhinieri i softuerit në zyrat në Nju Jork të kompanisëFacebook. Ulja e shpejtësisë shoqërohej edhe me probleme në ruajtjen e të dhënave të aplikacionin e Facebook-ut.

Facebook premton se do të përmirësojë vazhdimisht performancën e Furnizuesit të Lajmeve.

Google sjell së shpejti konkurentin e WhatsApp-it

Google do të prezantojë së shpejti aplikacionin e saj përmesazhe në pajisjet mobile, i cili do të jetë i ngjashëm me aplikacionet WhatsApp, WeChat, LINE etj.

Sipas gazetës Economic Times,Google ka dërguar Nikhyl Singhal, menaxher i kompanisë, në Indi për të vlerësuar ekosistemin e aplikacioneve të mesazheve në pajisjet mobile, i cili është rritur shumë këto vitet e fundit për shkak të numrit të madh të telefonave inteligjentë, transmeton krokodili.com.

Ekosistemi i mesazheve në pajisjet mobile dominohet përgjithësisht nga WhatsApp, Facebook Messenger, Line, WeChat dhe BBM. Shërbimi Hangouts iGoogle-it nuk është edhe aq shumë i zhvilluar.
Arsyeja kryesore se përse disa aplikacione për mesazhe përdoren shumë, është sepse përdoruesit mund t’i identifikojnë lehtësisht njerëzit e tjerë nëpërmjet numrit të telefonit, veçori që Google ka në plan ta sjellë tek shërbimi i ri i saj përmesazhe.
Google ka sjellë disa përditësime të reja tek aplikacioni Hangouts, dhe ka përfshirë shumë veçori të reja si Google Talk, Voice and SMS në të njëjtin aplikacion, megjithatë shumica e këtyre veçorive mund të përdoren vetëm në disa shtete.

Relaksohuni me kamomil

Kamomili është padiskutim një ilaç i këshillueshëm për këdo. Teksa ne e konsumojmë kur jemi sëmurë, për të qënë sa më mirë me gjëndjen shëndetësore, atë mund ta përdorim mjaft mirë edhe në fytyrë. 

Për të pasur një lëkurë perfekte dhe sa më të freskët, përdorimi ikamomilit do ju këshillohej pa një recetë të caktuar. Në një enë hedhim 50 ml ujë dhe e vendosim në zjarr të ziejë. Më pas i shtojmë 2 lugë lule kamomil(ose 1 bustinë çaji kamomil), e lemë të ziejë për 2 minuta. E heqim nga zjarri dhe presim qe të ftohet dhe e filtrojmë. Me lëngun e kamomilitlyejmë fytyrën. Ky lëng ruhet në vend të fresket dhe përdoret për 2-3 ditë.

Thursday, November 6, 2014

Facebook apo Twitter, kjo është çështja!

Forbes she Statista kanë bërë një kërkim duke krahasuar të dhënat e çejrekut të dytë të 2014 mes dy rrjeteve sociale më të popullarizuara në botë,Facebook dhe Twitter, transmeton Albeu.com.

Me performancën e deritanishme, edhe pse Twitterka arritur t'i tregojë MarkZuckerbergut se jo gjithçka blihet me para, sërish Facebookvazhdon të dominojë tregun. 

Shihni në fotogalerinë e mësipërme krahasimin mes këtyre dy rrjeteve sociale.

Sa fiton Facebook në një minutë?

Facebook postoi para pak ditësh rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Gjatë këtij tremujori, Facebookarriti të mbledhë 3.2 milionë dollarë të ardhura. 

Tremujori i tretë zgjati 91 ditë, nga 1 korrik deri më 30 shtator, shkruan krokodili.com. 

Nëse shuma ndahet në 91 ditë zbulohet se Facebook fiton:

35,164,835 dollarë në ditë
1,465,201 dollarë në orë
24,420 dollarë në minutë

Nga këto rezultate dalim në përfundimin që Facebook vetëm për një minutë ndërprerje humbet 24 mijë dollarë. 

Ndërprerja e saj më e fundit zgjati për 19 minuta, kështu që kompania humbi 426 mijë dollarë.

Në bazë të këtyre të dhënave është e thjeshtë të mbërrish në përfundimin se Zuckerberg bëhet me dhimbje koke edhe nëse rrjeti i tij social del offline për pak minuta

Microsoft prezanton Skype Translator

U prezantua në muajin maj si një risi e Microsoft, ndërsa tani kompania e Bill Gates ka nisur hedhjen në terren të përkthyesit universal zanor. 

Bëhet fjalë për një program që do të ndihmojë përdoruesit e tij që të flasin në distancë nëpërmjet Skype me persona në gjuhë tjetër. Programi përkthen me titra në anglisht atë që bashkëbiseduesi e thotë në gjuhën e tij. 

Niveli i përkthimit vlerësohet mbi mesataren, por për momentinnumri i gjuhëve që mundësohen nga ky shërbim është i kufizuar, po ashtu edhe vetë programi, që fillimisht do t’u shitet përdoruesve mbi bazën e porosive dhe në një të ardhme të afërme pritet të lëshohet në internet kundrejt një pagese. 

Për momentin Skype Translator mundësohet vetëm për përdoruesit me sistem operimi Windows 8.1, ndërsa përdoruesit e sistemeve të tjera duhet të presin edhe pak kohë.