Google do të prezantojë së shpejti aplikacionin e saj përmesazhe në pajisjet mobile, i cili do të jetë i ngjashëm me aplikacionet WhatsApp, WeChat, LINE etj.
Sipas gazetës Economic Times,Google ka dërguar Nikhyl Singhal, menaxher i kompanisë, në Indi për të vlerësuar ekosistemin e aplikacioneve të mesazheve në pajisjet mobile, i cili është rritur shumë këto vitet e fundit për shkak të numrit të madh të telefonave inteligjentë, transmeton krokodili.com.
Ekosistemi i mesazheve në pajisjet mobile dominohet përgjithësisht nga WhatsApp, Facebook Messenger, Line, WeChat dhe BBM. Shërbimi Hangouts iGoogle-it nuk është edhe aq shumë i zhvilluar.
Arsyeja kryesore se përse disa aplikacione për mesazhe përdoren shumë, është sepse përdoruesit mund t’i identifikojnë lehtësisht njerëzit e tjerë nëpërmjet numrit të telefonit, veçori që Google ka në plan ta sjellë tek shërbimi i ri i saj përmesazhe.
Google ka sjellë disa përditësime të reja tek aplikacioni Hangouts, dhe ka përfshirë shumë veçori të reja si Google Talk, Voice and SMS në të njëjtin aplikacion, megjithatë shumica e këtyre veçorive mund të përdoren vetëm në disa shtete.
No comments:
Post a Comment