Thursday, November 6, 2014

Sa fiton Facebook në një minutë?

Facebook postoi para pak ditësh rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Gjatë këtij tremujori, Facebookarriti të mbledhë 3.2 milionë dollarë të ardhura. 

Tremujori i tretë zgjati 91 ditë, nga 1 korrik deri më 30 shtator, shkruan krokodili.com. 

Nëse shuma ndahet në 91 ditë zbulohet se Facebook fiton:

35,164,835 dollarë në ditë
1,465,201 dollarë në orë
24,420 dollarë në minutë

Nga këto rezultate dalim në përfundimin që Facebook vetëm për një minutë ndërprerje humbet 24 mijë dollarë. 

Ndërprerja e saj më e fundit zgjati për 19 minuta, kështu që kompania humbi 426 mijë dollarë.

Në bazë të këtyre të dhënave është e thjeshtë të mbërrish në përfundimin se Zuckerberg bëhet me dhimbje koke edhe nëse rrjeti i tij social del offline për pak minuta

No comments:

Post a Comment