Saturday, November 8, 2014

Aplikacioni Facebook është 50% më i shpejtë në pajisjet iOS

Ju mund të keni vënë re qëFurnizuesi i Lajmeve nëFacebook është më i shpejtë se më parë në pajisjet iPhone dhe iPad. Facebook ka bërë qëFurnizuesi i Lajmeve të operojë 50% më shpejtë se versioni i mëparshëm i aplikacionit nëpajisjet iOS.

Para dy vitesh, Facebook filloi të përdorë kodin HTML5 në iOS për të bërë aplikacionin që të funksionojë sa më mirë të jetë e mundur. Por, me kalimin e kohës, zhvilluesit vunë re diçka të çuditshme: Sa herë qëaplikacioni përditësohej, Furnizuesi i Lajmeve do të merrte më shumë kohë për të shfaqur postime të ndryshme. Gradualisht këtë problem filluan ta vënë në dukje edhe përdoruesit, transmeton krokodili.

“Sa herë që ne i shtonim cilësi të reja, aplikacioni bëhej më i ngadaltë”- tha për Mashable Adam Ernst, inxhinieri i softuerit në zyrat në Nju Jork të kompanisëFacebook. Ulja e shpejtësisë shoqërohej edhe me probleme në ruajtjen e të dhënave të aplikacionin e Facebook-ut.

Facebook premton se do të përmirësojë vazhdimisht performancën e Furnizuesit të Lajmeve.

No comments:

Post a Comment