Saturday, November 8, 2014

iPhones, iPads dhe Macs infektohen nga virusi "Wirelurker"

Një virus i ri ka infektuar pajisjetqë operojnë me platformat OS X dhe iOS. Virusi i quajtur "Wirelurker" është zbuluar nga ekspertët e sigurisë pasi ai infektoi qindra aplikacione Mac OS X tek Maiyadi Store, një dyqan virtual kinez për aplikacione në pajisjet Mac. Nëpërmjet shkarkimeve të aplikacioneve në këtë dyqan, kyvirus mund të përhapet nëpajisjet iMac dhe Macbooks. 

Ekspertët e sigurisë tek Rrjetet Palo Alto kanë zbuluar programin e quajtur WireLurker, i cili mund të përdoret për të spiunuar përdoruesit. Ky virus ka prekur aktualishtqindra e mijëra përdorues në Azi. 

"WireLurker" mund të infektojë çdo iPhone që lidhet me anë të USB-së me kompjuterët Mac, dhe instalon automatikisht aplikacione me viruse. 

Ekspertët njoftojnë se aplikacionet me virus janë shkarkuar deri tani mbi 350 mijë herë, duke infektuar kështu qindra mijëra iPhone.

No comments:

Post a Comment