Saturday, September 13, 2014

250 mije USD gjobe ne dite Yahoo-se

Yahoo-ja kërcënohet nga qeveria amerikane me një gjobë prej 250,000 dollarësh në ditë, nëse gjiganti i kërkimit në internet nuk dorëzon të dhënat e kërkuara. 

Mësohet se agjencia amerikane e Sigurisë kombëtare pretendon nga Yahoo-ja t’i bindet rregullave të reja të mbikëqyrjes, gjë të cilën kompania e konsideron jokushtetuese.

Sipas dokumenteve gjyqësore, beteja e përgjimit mes firmave të teknologjisë dhe administratës amerikane shkon shumë prapa në vite, edhe përtej kohës kur Eduard Snouden bëri publik skandalin e përgjimeve të NSA-së.

No comments:

Post a Comment