Apple pretendoi se ka bërë një punë të madhe me numrin e tranzistorëve në çipin më të fundit A8 gjatë eventit të prezantimit.
Tashmë ne jemi të bindur që gjërat do të funksionojnë mjaft mirë në iPhone 6 dhe iPhone 6Plus edhe pse GPU-ja e re mund të mos i kalojë gjërat në nivelin tjetër.
Tashmë është mësuar se dypajisjet nuk do të jenë “përbindësha” që kryejnë punë të shumëfishta njëherazi, siç ju mund të prisnit, sepse sipas vëzhgimeve të fundit që të dyja pajisjet kanë vetëm 1 GB RAM.
Kjo duket logjike sepse që të dyja ndajnë të njëjtin çip Apple A8, por disa spekulime thonin se iPhone 6 Plus do të kishte më shumë RAM.
Përveç stabilizimit optik në kamerën e saj 8 Megapixel, ekranit më të madh, rezolucionit më të madh dhe baterisë më të madhe nuk ka shumë ndryshime mes iPhone 6 Plus dhe iPhone 6, 4.7 inç.
Duhet t’ju bëjmë me dije se platforma mobile e Apple, iOS nuk ka nevojë për shumë RAM për të funksionuar rrjedhshëm si Android dhe limiti prej 1 GB RAM nuk do të jetë aspak i dukshëm në aktivitete ditore tuaja. (PCWorld Albanian)
No comments:
Post a Comment