Sunday, September 21, 2014

Tigrat e Wallis Simpson në shitje për 1.5 milion sterlina

Janë Tiger Collection të Cartier dhe do të dalin në ankand në nëntor nga Christie’s për një shifër rreth një milion e gjysmë sterlina. Byzylyku dhe spila kanë një vlerë historike. 

Ato janë blerë në fund të viteve 50-të nga Edoardo VIII për WallisSimpson. Pavarësisht se Edoardo VIII kishte një pasuri marramendëse dhe për të gjithë jetën ‘mbuloi’ Wallis-in e dashur me stoli të çmuara, Simpsonadhuronte në mënyrë të veçantë bizhutë me kafshë dhe i përdorte ato shpesh në raste të ndryshme.

Pas vdekjes së saj në 1986 koleksioni doli në ankand në Gjenevë dhe të dy tigrat u blenë nga kompozitori i famshëm Andrew Lloyd Webber për gruan e tij Sarah Brightman, për të festuar suksesin botëror të muzikalit Fantazma e Operës, e kompozuar nga Webber dhe e interpretuar nga këngëtarja e famshme.

No comments:

Post a Comment