Sunday, September 21, 2014

Largoni stresin në punë me lëng shege

Në bazë të kërkimeve të fundit është arritur në përfundimin se lëngu i shegës ndikon drejtëpërdrejtë në gjëndjen tonë emocionale në punë, sikundër edhe në produktivitetin tonë. Në këtë studim kanë marrë pjesë një grup vullnetarësh, të cilët kanë konsumuar nga ky lëng për një periudhë dy javore. 

Rezultati final ka surprizuar vërtetë shkencëtarët lidhur me konsumimin e lëngut, pasi të gjithë personat të cilët ishin pjesë e studimit ishin më tëentuziasmuar dhe më produktivë në punë. Sipas shkëncëtarëve, lëngu i shegës mund të na ndihmojë që të përballojmë stresin në punë. 

Thonë se ky lëng rregullon frekuencën e zemrës dhe ju bën të entuziasmuar sa i përket punës. Në këtë studim janë vëzhguar një grup i vullnetarëve, të cilët çdo ditë kanë konsumuar rreth gjysmë litri të këtij lëngu përgjatë dy javëve. Në fund të periudhës së vëzhgimit, të gjithë ata ishin të entuziasmuar, ishin më krenarë dhe më produktivë në punë. 

Jo vetëm kaq, pasi është parë se këta persona ishin më pak nervozë dhe kanë ndier më pak shqetësim dhe faj të lidhur me punën, sesa në fillim të periudhës testuese. Studimi në fjalë është kryer nga profesorët e universitetit “Queen Margaret” në Edinburgh.

No comments:

Post a Comment