Aroma e rozmarinës mund të ndikojë në përmirësimin e humorit, si dhe në performancën tonë intelektuale. Ky përfundim është arritur në bazë të një kërkimi të kryer nga një grup shkencëtarësh anglezë.
Shpesh gjendja jonë emocionale nuk është fort e mirë, e ndërsa tashmë na vjen në ndihmë aromae rozmarinës. Më konkretisht, një grup studjuesish anglezë të Northumbria University kanë zbuluar se aroma e rozmarinës mund të ndikojë në përmirësimin e humorit.
Studjuesit kanë thënë se: “U vu re se njerëzit ndiheshin më të lumtur dhe me performancë më të mirë përballë ekspozimit ndaj aromës së rozmarinës.
Gjithashtu kjo bimë është ideale edhe kundër depresionit të dimrit dhe mund të pihet në formën e çajit”. Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ata shtuan se molekulat aromatike mund të ndikojnë në tru pozitivisht. Cineoli, një element që gjendet te rozmarina, arrin që të hyjë në fluksin e gjakut nëpërmjet mukozës së hundës.
No comments:
Post a Comment