Pritej që kërkesat për iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus të ishin të larta, por Apple sapo theu rekordin me dy pajisjet e saj të reja. Apple konfirmoi sot se ka shitur 4 milionë njësi të iPhone 6 vetëm në 24 orët e para të fillimit të porosive për këtë pajisje.
Sa për krahasim, Apple shiti më shumë se gjysma e njësive të iPhone 5 gjatë periudhës së porosive- 2 milionë njësi në 24 orë.
Më shumë të interesuar ka për iPhone 6 Plus, meqë ka ekran më të madh dhe ka veçori më të mira. Ky telefon inteligjent ofron kamera me stabilizuesin optik të imazheve, si dhe opsionin me panel të dyfishtë për aplikacione të ndryshme.
Ekrani gjithashtu ka rezolucion më të lartë, 1920 x 1080 pikselë, krahasuar me 1334 x 750 pikselë për ekranin e iPhone 6.
Të gjithë ata që kanë porositur iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus mund t’i marrin këta telefona inteligjentë më 19 shtator.
iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus do të jenë në dispozicion në SHBA, Australi, Kanada, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Puerto Riko, Singapor dhe Angli duke filluar nga dita e premte, më 19 shtator.
Ndërsa në 20 shtete të tjera tregtimi do të fillojë më 26 shator, si në Luksemburg, Holandë, Zelandë e Re, Norvegji, Portugali, Qatar, Rusi, Arabi Saudite, Spanjë, Suedi, Zvicër, Tajvan, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
No comments:
Post a Comment