Këto kartolina janë edhe fotot e para me ngjyra të Botës së Re" të cilat tregojnë se si ishteAmerika para më shumë se 120 vitesh. Fotot janë realizuar mes viteve 1988 dhe 1924.
Koleksioni brilant është pjesë e një libri të titulluar “Odiseja amerikane”.
Wednesday, June 25, 2014
Lë Facebook-un hapur në shtëpinë që po vidhte, kapet hajduti
Një 26 vjeçar, tashmë ka rënë nëprangat e policisë pasi ishte specialist në grabitjen e banesave, por jo aq i zgjuar sa të mos linte profilin e tij në Facebook të hapur.
Sapo ka hyrë në banesën që e kishte pikasur për ta vjedhur, i riu nuk i rezistoi dot Facebook-ut, por që fatmirësisht ai e la të hapur, pasi ishte larguar nga banesa.
I riu hyri në një shtëpi në Minnesota, për ta vjedhur. Pronari pasi kishte parë profilin e tij aktiv, e kishte kontaktuar për ti sjellë të gjithë sendet që i kishte vjedhur. Ai jo vetëm nuk pranoi, por tentoi sërisht të hynte në shtëpinë e tij.
Fati nuk ishte në anën e tij, pasi ai është vënë në prangat e policisë dhe rrezikon 10 vite burg dhe 22.000 dollarë gjobë.

Vitamina D, mbrojtje totale ndaj 17 tipe sëmundjesh
Studimet e kryera së fundmi në lidhje me shëndetin tonë, kanë zbuluar se vitamina D është shumë më tepër se një vitaminë, pasi ka aftësinë të ndërveprojë dhe të ndikojë në shumë gene të trupit tonë. Mungesa e kësajvitamine është e lidhur me 17 tipe sëmundjesh si të zemrës, tumoret, diabeti etj.
Përdorimi i kremrave është i rekomanduar nga dermatologët për të mbrojur lëkurën nga rrezetB ultraviolet të diellit, por ajo pengon përthithjen e vitaminës D në lëkurë. Mjekët këshillojnë që të konsumohen në doza më të shpeshta salca e domateve(e bërë vetë), vaji i ullirit, specat e kuq, farat e lulediellit, frutat e pyllit etj, pasi na mbrojnë nga rrezet e dëmshme. Sakaq, ushqimet të cilat janë të pasura me vitaminë D janë salmoni, veza e zier, kërpudhat, etj.

Sekreti për tu dobësuar? Hani mëngjes të bollshëm
Studiuesit britanikë kanë dalë në përfundimin se për tu dobësuar, mjafton që të hani mëngjesin bollshëm, në krahasim me vaktet e tjera. Në bazë të një studimi të kryer për tre vjet, u vu re se të gjithë ata persona që hanin mëngjes, shëndosheshin më pak.
Nga Britania e Madhe vjen një recetë e cila garanton shmangien e obezitetit dhe mbipeshës, me kalimin e viteve. Sipas tyre, mjafton që tëkonsumohet një mëngjes më i bollshëm, i përqendruar në marrjen e sasive më të mëdha të ushqimit gjatë ditës.
Si rrjedhojë, kjo gjë mund të çojë në pakësimin e sasisë së ushqimit qëkonsumohet gjatë 24 orëve të ditës.
Doktoresha Nita Forouhi e Institute of Metabolic Science në Addenbrooke´s Hospital, të Cambridge, bën me dije se: “Zhvendosja e pjesës më të madhe të kalorive në mëngjes, mund të ndihmojë personat në moshë të mesme, që të luftojnë shtimin e peshës”.
Studiuesit britanikë kanë mbajtur nën vëzhgim për rreth tre vjet 6764 burra e gra të moshës nga 40 deri në 75 vjeç. Ata që hanin nga 22 deri në 50% të totalit të kalorive të ditës në mëngjes, gjatë periudhës së studimit u dobësuan mbi 2 kilogramë. Kërkuesit shtojnë më tej se të gjithë personat që merrnin më shumë kalori gjatë pjesës tjetër të ditës, shtuan në peshë rreth 1.5 kilogramë. Ndaj është e rëndësishme që mëngjesin mos ta shmangni, pasi merrni dhe energjinë e domosdoshme, përpos dobësimit.

Fruti që kuron shumë sëmundje
Shpesh dietologët këshillojnë që të konsumojmë në masë fruta dhe perime. Do të ndalemi tek një frut i cili dallon për nga vetitë kuruese. Bëhet fjalë për pjeshkën, e cila numëron një sërë vetish të dobishme për shëndetin tonë.
Këtij fruti mund t’i shfrytëzojmë gjethet, lulet, frutat dhe farat. Të gjitha pjesët e bimës kanë shije të hidhur, pasi përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaçëm në pregatitjen e kurave.
Pjeshka ka vlera të larta ushqyese e kuruese, përmban rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike, etj.
Të gjitha gratë shtatzëna duhet të konsumojnë shumë këtë frut, pasi ndikon drejtëpërdrejt në shëndetin e fëmijës. Sipas mjekëve, pjeshka këshillohet të përdoret gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, pasi krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës.
Lista me vetitë përfituese nuk përfundon këtu, pasi duhet të dimë se lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, kundër hemorragjive dhe komoroideve. Në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishrave të dhëmbëve, që janë acaruar.

Vaji i ullirit me vlera të pafundme, kuron sëmundjet
Në kuzhinën tonë shpesh përdorim vajin e ullirit, por jo të gjithë dimë me saktësi vlerat që ka për shëndetin tonë. Dietologët janë të parët që na e rekomandojnë atë, duke bërë një diferencë të hapur me vajrat e tjerë, kjo për të marrë vlerat ushqyese natyrale.
Ai është një ndër aleatët më të mirë për shëndetin, pasi një lugë vaj i tillë, pastron aparatin tretës si dhe zhduk problemin e kapsllëkut.
Jo vetëm kaq, vaji i ullirit i shoqëruar me gjysmë limoni të shtrydhur, sjell përmirësimin e gjëndjes së veshkave si dhe për funksionimin e mëlçisë.
Vaji i ullirit ka vlera të pafundme. Ai ka rezultuar se ka shëruar sëmundje dhe ndihmon në zbukurimin e njeriut. Një lugë vaj uliri esëll në mëngjes, kuron dheparandalon një sërë sëmundjesh. Vaji i ullirit parandalon infeksionin në aparatintretës dhe krijimin e mukozave të ndryshme, si dhe bën që të shmanget kapsllëku.

60 vite studim, meshkujt e shkurtër jetojnë më gjatë
Sipas një studimi të fundit i cili ka zgjatur plot 60 vite, ka dalë në një rezultat tejet surprizues. Sipas kërkuesve të cilëtmonitoruan rreth 8 mijë amerikanë me origjinë aziatike, mmeshkujt e shkurtër jetojnë më gjatë.
Sipas studimit të realizuar në SHBA, njerëzit që janë nën 1 metër e 58 centimetra, jetojnë më gjatë sesa ata që janë mbi 1.64 centimetra. Gjatë këtyre viteve, shkencëtarët monitoruanshëndetin dhe stilin e jetesës të personave në studim.
Personat më të shkurtër, sipas studiuesve, paraqisnin një frekuencë më të ulët të rasteve të kancerit dhe nivele të ulëta të insulinës në gjak.
Po sipas tyre, e gjitha e ka një shpjegim dhe kjo lidhet me faktin se nga përmasat e trupit, varet cilësia e genit të jetëgjatësisë.

Sëmundjet e zemrës, studimi jep alarmin
Studimet e kryera së fundmi, i mëshojnë faktit se sëmundjet e zemrës mund të dëmtojnë shëndetin mendor. Të kesh një zemër të shëndetshme është një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin të shëndetshëm.
Zemra është muskuli më i rëndësishëm, ndërsa funksioni i saj është i ngjashëm me atë të një pompe mekanike, që siguron nëpërmjet arterieve dhe kapilarëve, qarkullimin e gjakut në të gjithë organizmin.
Studimi është kryer me rreth 17.000 individë me funksione normale mendore. Sipas studiuesve, njerëzit me shëndet të dobët kardiovaskular, kanë deficit në të mësuar, në të mbajturit mend dhe në aftësitë verbale.
Rreth 5% e njerëzve më shëndet të dobët të zemrës, kishin gjithashtu çrregullime konjitive në krahasim me 3% të njerëzve me zemër më të shëndetshme.

Hani luleshtrydhe, mbani nën kontroll presionin e gjakut
Luleshtrydhet janë fruti që ju ndihmon të mbani nën kontrollpresionin e gjakut. Ky konfirmim vjen si pasojë e një studimi të fundit, duke sjellë në vëmëndje edhe një herë vlerat e rralla të këtij fruti.
Studimi i kryer në Universitetin Shtetëror të Floridas, i ndau 60 gra në menopauzë me tension të lehtë, deri në të moderuar në dy grupe. Kërkuesit bënë me dije se një grup i'u nënshtrua një diete me luleshtrydhe për tetë javë, ndërsa grupi tjetër, një diete me placebo. Rezultatet ishin evidente tek grupi që kishte konsumuar luleshtrydhe.
Studjuesit bëjnë me dije se ky frut i vogël është i pasur me antioksidantë, të cilat mund të ulin presionin e gjakut, duke relaksuar endotelin, shtresën në brendësi të enëve të gjakut. Si rrjedhojë, çlirimi i endotelit i zgjeron arteriet, duke reduktuarpresionin.
Luleshtrydhet mund ti konsumojmë në forma nga më të ndryshmet, ku i gjejmë si përbërës kryesor në ëmbëlsira.

Efekti magjik i pjeprit
Vetitë fitimprurëse të pjeprit jo të gjithë i dinë, e ndërsa shumë të tjerë e përdorin edhe si maskë për fytyrën. Ndonëse është njëfrut veror, atë nuk mund ta konsumojë kushdo, pasi nuk këshillohet për ata që vuajnë nga diabeti dhe për ata që vuajnë nga gastriti, kjo pasi fetat e tij e acarojnë stomakun.
Pjepri është i pasur me ujë dhe sheqer, i cili është në gjendje të hidratojë organizmin dhe të na furnizojë me energji. Për të gjithë personat të cilët konsumojnë shumë fruta dhe duan të dinëvlerat përkatëse të secilit, duke ngrënë gjysmë pjepri në ditë, mbahet nën kontroll presioni i gjakut.
Sakaq, ky frut bëhet edhe më çudibërës, pasi është i pasur me hekur, fosfor, sodium, kalcium, potas. Vlerat e tij nuk kanë fund, pasi ky frut ndihmon edhe për të mbrojtur sistemin kardiovaskular, si dhe për mbrojtjen e lëkurës.
Për të gjithë personat të cilët kanë probleme nga rrezet e diellit, pasi ju shfaqen njolla, pjepri i pjekur mirë ndihmon fytyrën dhe e mban të hidratuar.

Tabela F1 në shitje për 10 milion funte
Kjo tabelë që gjendet në Bughatti Veyron është në shitje për 10 milion funte. Biznesmeni britanik Afzal Khan vendosi ta shesë këtë tabelë unike regjistrimi pasi e mbajti atë për gjashtë vite.
Pronari i Tabela F1 refuzoi kohë më parë ofertën 8.5 milionëfunte nga një blerës i Lindjes së Afërt. Khan në koleksionin e tij ka e ka edhe tabelën 4HRH (Mbretëresha) për të cilën kërkon 275 mijë funte.

Makina luksoze që përdorin rusët për dasma
Makinat që bënë historinë e Maseratit
Çelet në Modena të Italisë ekspozita e makinave tëMaseratit.
"Century of Pure Italian Luxury Sports Cars" paraqet disa ngamodelet më të njohura të kësaj kompania të prodhimit të automjeteve.
Nga modeli i parë quajtur 26, tek V4 Sport Zagato e cila arriti rekordin e parë sa i përket shpejtësisë në vitin 1929, e deri tek fituesja e kampionatit botëror të F1, 250F, ja disa nga modeletqë bënë historinë e Maseratit

Tuesday, June 24, 2014
"Ilaçi" i ditës sonë, ja orari kur kafja nuk ju sjell probleme (FOTO LAJM)
Shumica prej nesh konsumojmë shumë sasi kafeje dhe përballemi me probleme të shumta, ku ndër to është edhe pagjumësia.
Shpesh pyesim veten se kur është orari më i përshtatshëm për të konsumuar kafen e parë të ditës. Mjekët këshillojnë që ne të ulim dozat në një masë të caktuar, si dhe të mos konsumojmë kafe në orët e pasdites dhe darkës.
Shumë studime janë kryer në këtë drejtim, nga ku është arritur një rezultat mjaft i pritshëm. Studimet e fundit tregojnë se ndërmjet orës 08:00 dhe 09:00 të mëngjesit, në trupin tonë nivelet e kortizolit janë më të larta.
Kortizoli jo vetëm është hormoni i stresit, por gjithashtu lidhet dhe me nivelin tonë të vigjilencës. Ndonëse niveli i kortizoleve është në maksimum ndërmjet orës 08:00 dhe 09:00, sipas ekspertëve ka raste kur ato arrijnë kulmin ndërmjet orës 12:00 dhe 13:00.
Këshillohet se momenti më i mirë për të konsumuar kafenë është ndërmjet orës 09:00 dhe 11:30. Përpos saj, mjekët kërkojnë që të shmanget pirja e saj në orën 17:30 deri 18:30, pasi kortizoli është në nivelet më të larta.

Studimi/ Konsumoni bukë të bardhë, e shëndetshme
Në bazë të një studimi të fundit të bërë në Spanjë, buka e bardhë është shumë e shëndetshme. Kanë qënë kërkuesit të cilët kanë dalë në përfundimin se buka, në masë të madhe shton numrin e mikrobeve të “mira” në lukth, që largon sëmundjet dhe ndikon për një shëndet më të mirë. Sipas studimit në fjalë, janë vëzhguar bakteret në zorrët e njeriut, si dhe rolin e tyre te njerëzit e shëndetshëm.
Një nga mënyrat më efektive, që të ruhet ekuilibri i mirë i mikrobeve, është të ushqehemi në mënyrë cilësore. Shkencëtarët kishin anketuar 38 persona të shëndetshëm, rreth shprehive në të ushqyer. Në përfundim, kërkuesit në bazë të analizave të kryera kanë treguar se konsumimi i drithërave të rafinuara, si ato në bukën e bardhë, mund ta shtojnë sasinë e baktereve të "mira".

Hekurudhat e veçanta të Perusë dhe Kilit
Këto pamje të mrekullueshme i përkasin disa prej hekurudhavemë mbresëlënëse të Perusë dhe Kilit. Fotot janë realizuar ngafotografi francez Jean Marc Frybourg i cili është i apasionuar pas udhëtimeve dhe fotove, veçanërisht pas hekurudhave që kalojnë nëpër itinerare tepër panoramike.
“Kam nisur të bëj fotografishumë i vogël. Kam përdorur aparat fotografik serioz që kur kam qenë 12 vjeç” shprehet 56-vjeçari nga Parisi.
Dashuria e tij për trenat dhe hekurudhat ka nisur kur mori dhuratë një tren lodër gjatë fëmijërisë.

"Shtëpia" e re e Kombëtares, nga Ruzhdi Bizhuta në "Elbasan Arena"
Deri dje quhej "Ruzhdi Bizhuta" dhe mbante mbi super emrin e një prej emrave më të mëdhenj të sportit elbasanas, tashmë do të quhet "Elbasan Arena".
Stadiumi i Elbasanit ku do të jetë "foleja" e re e Shqiponjave kuqezi. Më parë i njohur vetëm brenda vendit, tashmë ai do të bëhet i famshëm në të gjithë botën, falë edhe yjeve që priten të zbresin në tapetin e tij si: Cristiano Ronaldo, Pepe, Ribery,Benzema etj. Edhe pse vetëm 12 mijë vendësh, "Ruzhdi Bizhuta" do të ndiqet nga miliona futbolldashës në çdo cep të planetit.
Vijimet për projektin e ri vijojnë me hapa të shpejtë dhe çdo gjë pritet të jetë gati për ndeshjen e parë eleminatore në shtëpi kundër Danimarkës.

Roja bregdetare që do shpëtojë plazhistët që nuk dinë not
Fibela Kocci është “Pamela Anderson” e parë në Shqipëri. 19-vjeçarja e cili nisi punë javën e shkuar në plazhin e Golemit pas trajnimit si roje bregdetare, shprehet se ajo e ka pasiondetin.
“Jam tip human dhe e kampasion detin. T’u vish njerëzve në ndihmë ndërkohë që ata kanë nevojë, besojë se nuk ka gjë më të mirë. Mund të rrezikohet burrë a grua, unë duhet të ndërhyj në ccdo rast për t’i shpëtuar jetën”, shprehet studentja e vitit të parë të Akademisë Sportive në Tiranë.
“Baywatch” shqiptar jo vetëm që do të jetë në mbrojtje të pushuesve, por ajo po thyen dhe mentalitetin për të qenë roja e parë bregdetare në Shqipëri.

Subscribe to:
Posts (Atom)