Shpesh dietologët këshillojnë që të konsumojmë në masë fruta dhe perime. Do të ndalemi tek një frut i cili dallon për nga vetitë kuruese. Bëhet fjalë për pjeshkën, e cila numëron një sërë vetish të dobishme për shëndetin tonë.
Këtij fruti mund t’i shfrytëzojmë gjethet, lulet, frutat dhe farat. Të gjitha pjesët e bimës kanë shije të hidhur, pasi përmbajnë acid cianhidrik dhe duhet kujdes i posaçëm në pregatitjen e kurave.
Pjeshka ka vlera të larta ushqyese e kuruese, përmban rreth 10% sheqerna, acide organike, pektinë, vitaminë C dhe R me shumicë, sasi të pakta provitaminë A, vitaminë B1, B2, PP, kripëra minerale, lëndë aromatike, etj.
Të gjitha gratë shtatzëna duhet të konsumojnë shumë këtë frut, pasi ndikon drejtëpërdrejt në shëndetin e fëmijës. Sipas mjekëve, pjeshka këshillohet të përdoret gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë, pasi krijon një lëkurë të shëndetshme të fëmijës.
Lista me vetitë përfituese nuk përfundon këtu, pasi duhet të dimë se lulet e pjeshkës kanë veti tonike dhe rrudhëse dhe përdoren në formë çaji. Lulet e thara e të kthyera në formë pluhuri, rekomandohen kundër kolitit, dhimbjeve të barkut, kundër hemorragjive dhe komoroideve. Në formë gargare përdoren për kurimin e bajameve dhe mishrave të dhëmbëve, që janë acaruar.
No comments:
Post a Comment