Tuesday, June 24, 2014

Spinaqi i shëndetshëm dhe shërues

Duke u bazuar në studimet e fundit që janë kryer për vlerat espinaqit, është arritur në përfundimin se mund të cilësohet si ushqimi që mban në gjendje të mirë sytë dhe trurin. 

Efektet pozitive të saj njihen që në lashtësi. Mjekët shpeshrekomandojnë që të konsumohen gjethet jeshile tëspinaqit, kjo për të evituar sëmundjet e zemrës e diabetit. 

Spinaqi duhet të konsumohetshpesh pasi shërben si rigjenerues për nervat, ulkolesterolin dhe mbron retinën e syve. Është vërtetuar se femrat pas moshës 50 vjeçare, duhet ta konsumojnë rregullisht për të mbajtur nën kontroll peshën,kolesterolin, tensionin e lartë, etj. 

Kërkuesit e Karolinska Institutet në Stokholm të Suedisë, analizuan efektet fizike tëspinaqit, tek një grup vullnetarësh, duke e përdorur në gatime të ndryshme. 

Si rrjedhojë, u vu re një përmirësim i gjendjes së retinës së syve, veçanërisht tek ata persona që kishin nisur të shfaqnin ankesat e para lidhur me shikimin. Nëpërmjet ngrënies së spinaqit, forcohet memoria dhe funksionimi i trurit

No comments:

Post a Comment