Wednesday, June 25, 2014

Hani luleshtrydhe, mbani nën kontroll presionin e gjakut

Luleshtrydhet janë fruti që ju ndihmon të mbani nën kontrollpresionin e gjakut. Ky konfirmim vjen si pasojë e një studimi të fundit, duke sjellë në vëmëndje edhe një herë vlerat e rralla të këtij fruti

Studimi i kryer në Universitetin Shtetëror të Floridas, i ndau 60 gra në menopauzë me tension të lehtë, deri në të moderuar në dy grupe. Kërkuesit bënë me dije se një grup i'u nënshtrua një diete me luleshtrydhe për tetë javë, ndërsa grupi tjetër, një diete me placebo. Rezultatet ishin evidente tek grupi që kishte konsumuar luleshtrydhe

Studjuesit bëjnë me dije se ky frut i vogël është i pasur me antioksidantë, të cilat mund të ulin presionin e gjakut, duke relaksuar endotelin, shtresën në brendësi të enëve të gjakut. Si rrjedhojë, çlirimi i endotelit i zgjeron arteriet, duke reduktuarpresionin

Luleshtrydhet mund ti konsumojmë në forma nga më të ndryshmet, ku i gjejmë si përbërës kryesor në ëmbëlsira.

No comments:

Post a Comment