Tuesday, June 24, 2014

Studimi/ Konsumoni bukë të bardhë, e shëndetshme

Në bazë të një studimi të fundit të bërë në Spanjë, buka e bardhë është shumë e shëndetshme. Kanë qënë kërkuesit të cilët kanë dalë në përfundimin se buka, në masë të madhe shton numrin e mikrobeve të “mira” në lukth, që largon sëmundjet dhe ndikon për një shëndet më të mirë. Sipas studimit në fjalë, janë vëzhguar bakteret në zorrët e njeriut, si dhe rolin e tyre te njerëzit e shëndetshëm. 

Një nga mënyrat më efektive, që të ruhet ekuilibri i mirë i mikrobeve, është të ushqehemi në mënyrë cilësore. Shkencëtarët kishin anketuar 38 persona të shëndetshëm, rreth shprehive në të ushqyer. Në përfundim, kërkuesit në bazë të analizave të kryera kanë treguar se konsumimi i drithërave të rafinuara, si ato në bukën e bardhë, mund ta shtojnë sasinë e baktereve të "mira".

No comments:

Post a Comment