Një 26 vjeçar, tashmë ka rënë nëprangat e policisë pasi ishte specialist në grabitjen e banesave, por jo aq i zgjuar sa të mos linte profilin e tij në Facebook të hapur.
Sapo ka hyrë në banesën që e kishte pikasur për ta vjedhur, i riu nuk i rezistoi dot Facebook-ut, por që fatmirësisht ai e la të hapur, pasi ishte larguar nga banesa.
I riu hyri në një shtëpi në Minnesota, për ta vjedhur. Pronari pasi kishte parë profilin e tij aktiv, e kishte kontaktuar për ti sjellë të gjithë sendet që i kishte vjedhur. Ai jo vetëm nuk pranoi, por tentoi sërisht të hynte në shtëpinë e tij.
Fati nuk ishte në anën e tij, pasi ai është vënë në prangat e policisë dhe rrezikon 10 vite burg dhe 22.000 dollarë gjobë.
No comments:
Post a Comment