Tuesday, June 24, 2014

Studimi/ 30 minuta në diell, ul presionin e gjakut

Shpesh tregohemi të kujdesshëm që të mos qëndrojmë gjatë në diell, por ja që një studim i ri i kryer në këtë drejtim, na jep një sërë shkaqesh pse ne duhet të bëjmë të kundërtën. Sipas një studimiskocez, qëndrimi për 30 minuta në diell, ndihmon në uljen epresionit të gjakut

Pra të qëndrosh në diell për një farë kohe të caktuar, është i domosdoshëm për shëndetin e njeriut. Në bazë të studimit i realizuar nga shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut, një ndër benefitet e qëndrimit në diell është se të ndihmon në uljen e presionit tëgjakut. Kjo falë rrezeve UV-A, që depërtojnë përmes lëkurës duke prekur venat, ulin rrahjet e zemrës, duke ulur kështu edhe presionin e gjakut. Po sipas studimit në fjalë, qëndrimi në diell ul me 34% rrezikun nga Iktusi dhe 21% atë të Ishemisë.

No comments:

Post a Comment