Shumica prej nesh konsumojmë shumë sasi kafeje dhe përballemi me probleme të shumta, ku ndër to është edhe pagjumësia.
Shpesh pyesim veten se kur është orari më i përshtatshëm për të konsumuar kafen e parë të ditës. Mjekët këshillojnë që ne të ulim dozat në një masë të caktuar, si dhe të mos konsumojmë kafe në orët e pasdites dhe darkës.
Shumë studime janë kryer në këtë drejtim, nga ku është arritur një rezultat mjaft i pritshëm. Studimet e fundit tregojnë se ndërmjet orës 08:00 dhe 09:00 të mëngjesit, në trupin tonë nivelet e kortizolit janë më të larta.
Kortizoli jo vetëm është hormoni i stresit, por gjithashtu lidhet dhe me nivelin tonë të vigjilencës. Ndonëse niveli i kortizoleve është në maksimum ndërmjet orës 08:00 dhe 09:00, sipas ekspertëve ka raste kur ato arrijnë kulmin ndërmjet orës 12:00 dhe 13:00.
Këshillohet se momenti më i mirë për të konsumuar kafenë është ndërmjet orës 09:00 dhe 11:30. Përpos saj, mjekët kërkojnë që të shmanget pirja e saj në orën 17:30 deri 18:30, pasi kortizoli është në nivelet më të larta.
No comments:
Post a Comment