Studimet e kryera së fundmi, i mëshojnë faktit se sëmundjet e zemrës mund të dëmtojnë shëndetin mendor. Të kesh një zemër të shëndetshme është një mënyrë e mirë për të mbajtur trurin të shëndetshëm.
Zemra është muskuli më i rëndësishëm, ndërsa funksioni i saj është i ngjashëm me atë të një pompe mekanike, që siguron nëpërmjet arterieve dhe kapilarëve, qarkullimin e gjakut në të gjithë organizmin.
Studimi është kryer me rreth 17.000 individë me funksione normale mendore. Sipas studiuesve, njerëzit me shëndet të dobët kardiovaskular, kanë deficit në të mësuar, në të mbajturit mend dhe në aftësitë verbale.
Rreth 5% e njerëzve më shëndet të dobët të zemrës, kishin gjithashtu çrregullime konjitive në krahasim me 3% të njerëzve me zemër më të shëndetshme.
No comments:
Post a Comment