Studiuesit britanikë kanë dalë në përfundimin se për tu dobësuar, mjafton që të hani mëngjesin bollshëm, në krahasim me vaktet e tjera. Në bazë të një studimi të kryer për tre vjet, u vu re se të gjithë ata persona që hanin mëngjes, shëndosheshin më pak.
Nga Britania e Madhe vjen një recetë e cila garanton shmangien e obezitetit dhe mbipeshës, me kalimin e viteve. Sipas tyre, mjafton që tëkonsumohet një mëngjes më i bollshëm, i përqendruar në marrjen e sasive më të mëdha të ushqimit gjatë ditës.
Si rrjedhojë, kjo gjë mund të çojë në pakësimin e sasisë së ushqimit qëkonsumohet gjatë 24 orëve të ditës.
Doktoresha Nita Forouhi e Institute of Metabolic Science në Addenbrooke´s Hospital, të Cambridge, bën me dije se: “Zhvendosja e pjesës më të madhe të kalorive në mëngjes, mund të ndihmojë personat në moshë të mesme, që të luftojnë shtimin e peshës”.
Studiuesit britanikë kanë mbajtur nën vëzhgim për rreth tre vjet 6764 burra e gra të moshës nga 40 deri në 75 vjeç. Ata që hanin nga 22 deri në 50% të totalit të kalorive të ditës në mëngjes, gjatë periudhës së studimit u dobësuan mbi 2 kilogramë. Kërkuesit shtojnë më tej se të gjithë personat që merrnin më shumë kalori gjatë pjesës tjetër të ditës, shtuan në peshë rreth 1.5 kilogramë. Ndaj është e rëndësishme që mëngjesin mos ta shmangni, pasi merrni dhe energjinë e domosdoshme, përpos dobësimit.
No comments:
Post a Comment