Wednesday, June 25, 2014

Vaji i ullirit me vlera të pafundme, kuron sëmundjet

Në kuzhinën tonë shpesh përdorim vajin e ullirit, por jo të gjithë dimë me saktësi vlerat që ka për shëndetin tonë. Dietologët janë të parët që na e rekomandojnë atë, duke bërë një diferencë të hapur me vajrat e tjerë, kjo për të marrë vlerat ushqyese natyrale. 

Ai është një ndër aleatët më të mirë për shëndetin, pasi një lugë vaj i tillë, pastron aparatin tretës si dhe zhduk problemin e kapsllëkut.

Jo vetëm kaq, vaji i ullirit i shoqëruar me gjysmë limoni të shtrydhur, sjell përmirësimin e gjëndjes së veshkave si dhe për funksionimin e mëlçisë. 

Vaji i ullirit ka vlera të pafundme. Ai ka rezultuar se ka shëruar sëmundje dhe ndihmon në zbukurimin e njeriut. Një lugë vaj uliri esëll në mëngjes, kuron dheparandalon një sërë sëmundjesh. Vaji i ullirit parandalon infeksionin në aparatintretës dhe krijimin e mukozave të ndryshme, si dhe bën që të shmanget kapsllëku.

No comments:

Post a Comment