Microsoft po vërteton dita ditës se do të arrijë tek të gjithë konsumatorët, pavarësisht platformave që ata po përdorin. Kompania prezantoi së fundmi paketën e saj të aplikacioneve MSN për pajisjet iOS dhe Android.
Aplikacionet si Lajmet, Shëndeti& Fitness, Ushqim dhe Pije, Para do të jenë në dispozicion në pajisjet iOS, Android, madje edhe tek versioni i Android-it për Amazon. Aplikacioni Moti do të jetë në dispozicion fillimisht në pajisjet Android, ndërsa më vonë do të vijë edhe tek pajisjet iOS.
Këto aplikacione do të ofrojnë përmbajtje nga gazeta prestigjioze si The New York Times, Bloomberg, The Guardian. Paketa e aplikacioneve MSN mund të shkarkohet falas nga App Store ose Play Store.
Al-Kuriozitete
No comments:
Post a Comment