Monday, December 8, 2014

Ja disa nga specifikat e Samsung Galaxy S6

Samsung mund të prezantojë pasardhësin e Galaxy S5 në gjysmën e parë të viti 2015, i cili do të quhet Galaxy S6. Edhe pse ka shumë muaj nga prezantimi zyrtar i kësaj pajisjeje të ardhshme, Galaxy S6 është shfaqur tek AnTuTu, një faqe ueb që ofron të dhëna mbi aplikacionet më popullore në Android.

Faqja ueb kineze CNMO postoi dje një imazh që tregon prezencën e Samsung GalaxyS6 SM-G925F në data-bazën e AnTuTu-s.

Nëse imazhi ofron informacione të sakta, atëherë mund të themi se Galaxy S6 do të vijë me ekran 5.5 inç Quad HD me rezolucion 1440 x 2560 pikselë, kamera të pasme 20 megapikselë dhe kamera frontale 5 megapikselë. Procesori i tij do të jetë 64-bit, me tetë bërthama Exynos 7420 dhe kartën grafike ARM Mali-T760 GPU. Sistemi operativ Android 5.0 Lollipop, 3 GB RAM dhe 32 GB përmenden gjithashtu tek data-baza e AnTuTu-s.

Disa nga veçoritë e listuara në imazhin e paraqitur janë saktësisht ato të përmendura nga SamMobile në një raport të muajit nëntor. Sammobile raporton, duke cituar burime anonime, se projektit të Galaxy S6 do t’i referohen si “ProjektZero”. 

Pajisjeve të mëparshme si Galaxy S5 dhe Galaxy Note 4 u janë referuar si “Projekt K” dhe “Projekt T”. Raporti zbulon gjithashtu se Samsung Galaxy S6 mund të prezantohet në fillim të vitit 2015, dhe do të ketë dizajn krejtësisht të ndryshëm nga pajisjet e mëparshme. Samsung nuk do të bëjë më të njëjtin gabim që bëri me pajisjet e mëparshme, ku u kritikua më shumë për materialin e përdorur tek Galaxy S5. Samsung ka premtuar se Galaxy S6 do të vijë me një vizion krejt të ri.

No comments:

Post a Comment