Monday, December 8, 2014

Mercedes Benz S-Class shpallet "Makina e Vitit për Femrat"

Çdo vit mblidhen gazetare femra nga e gjithë bota për të caktuar “Makinën e Vitit për Femrat”. Këtë vit, 15 gazetare vlerësuanMercedes-in me modelin S-Class si “Makinën e Vitit përFemrat”.

Ato duhet të votonin duke u bazuar në 10 kritere të ndryshme, si: stili, dizajni, funksioni, kualiteti i drejtimit, hapësirës së mjaftueshme për bagazhe, rehatia, cilësia e lartë e materialeve të futura në makinë, pamja e jashtme, siguria, çmimi.Mercedes-Benz S-Class kryesoi listën, pasuar nga Audi A8 dhe makina e shumë pëlqyer, Tesla Model S,

Përveç makinës më luksoze të vitit, në këtë event janë përzgjedhur edhe modelet më të mira në gjashtë kategori të tjera. Për “Makinën më të Mirë Familjare” është shpallur Audi A3 Sedan, ndërsa çmimi i “Makinës më të Mirë Sportive” i ka shkuarAudi S3.

Çmimin “Makina më Ekonomike e Vitit” e fitoi Honda Jazz/Fit, ndërsa “Makina e Gjelbër e Vitit” u cilësua Tesla Model S. Në kategorinë e makinave “SUV”, e preferuara e jurisë ishte Range Rover Sport, kurse fitues në kategorinë e “Makinës së Vitit” është Jaguar F-Type Coupe.

No comments:

Post a Comment