Monday, December 8, 2014

Google prezantoi shërbimin me pagesë të YouTube-it

Google prezantoi më në fund shërbimin me pagesë për videot, YouTube Music Key. Me këtë shërbim, përdoruesit do të kenë mundësi të dëgjojnë video muzikore në YouTube pa pasur asnjë reklamë në sfond, si dhe do të kenë mundësi të dëgjojnë muzikë edhe nëse nuk ka internet, duke paguar një tarifë mujore.
Google shpreson të tërheqë vëmendjen e përdoruesve duke e ofruar këtë shërbim falas për gjashtë muaj, dhe pastaj përdoruesit duhet të paguajnë 7.99 dollarë në muaj për të përfituar këtë shërbim. Abonentët e shërbimit Google Play Music do të kenë qasje edhe tek shërbimi me pagesë YouTube Music Key.
Kjo nuk do të thotë që ju nuk do të keni mundësi të dëgjoni më muzikë falas në YouTube. Përdoruesit do të vazhdojnë të dëgjojnë këngë me video dhe tekst si më parë, si në pajisjet mobile ashtu edhe desktop. Shërbimi me pagesë do të lejojë përdoruesit të dëgjojnë muzikë edhe kur nuk kanë internet, si dhe cilësia e zërit dhe e pamjes do të jetë më e lartë.

No comments:

Post a Comment