Monday, December 8, 2014

HP Sprout- kompjuter fizik dhe virtual

Është e vështirë të gjesh fjalët për të përshkruar kompjuterin e çuditshëm por kreativ, HP Sprout, por le të përpiqemi: është një kompjuter desktop me një projektor që skanon objektet fizike, i digjitalizon ata në pak sekonda dhe lejon përdoruesit të manipulojnë imazhet duke përdorur gishtat e tyre.
Përveç kësaj, ai është një kompjuter si gjithë të tjerët, ju lejon të kontrolloni mesazhet elektronike, të navigoni në internet, të shkruani dokumente etj. Një veçori tjetër interesante është ekrani me prekje 20 inç, që zëvendëson tastierën. Ai do të operojë me sistemin Windows 8.1.
Në pjesën e sipërme të ekranit gjendet një “ndriçues”, i cili përmban disa kamera, një projektor, një skanues dhe sensorë 3D. Kamerat shkrepin foto 3D të objekteve dhe i skanojnë ata. Përdoruesit mund t’i shkrepin një foto fytyrës së tyre, ta skanojnë dhe të shtojnë elemente të tjera tek fotoja, si bizhuteri apo kapele.
Ky kompjuter vjen me disa aplikacione të posaçme që lejojnë fëmijët të vizatojnë, të ngjyrosin apo të dizajnojnë figura të ndryshme. Kompjuteri HP Sprout do të dalë në treg më 9 nëntor dhe kushton 1899 dollarë. Le të shohim se si Sprout do të pritet nga klientët, por një gjë është e sigurt: është i ndryshëm, i çuditshëm dhe ne e pëlqejmë atë.

No comments:

Post a Comment