HP prezantoi sot një laptop të ri, që është më i hollë dhe më i shndritshëm se MacBook Air. Laptopi i quajtur EliteBook Folio 1020 bazohet në platformën Windows 8. Ky laptop vjen në dy versione, ky njëri ka ekran me prekje, ndërsa versioni tjetër është me ekran pa prekje. Laptopi është dizajnuar posaçërisht për zyrtarët, duke ofruar një sërë veçorish, si sensorin e gjurmëve të gishtërinjve për siguri dhe mbrojtjen deri në gradën ushtarake.
Ai ka 8GB RAM, një kartë SSD me hapësirë nga 128GB deri në 256GB dhe një bateri që do të zgjasë deri në 9 orë. Laptopi fuqizohet nga një procesor Intel Core M.
Duhet të theksojmë se laptopi Folio 1020 vjen me dy modele të ndryshme. Modeli standard i laptopit Folio 1020 ka ekran me prekje 12.5 inç me rezolucion 1080 pikselë. Ndërsa versioni special i Folio 1020 është më i shndritshëm, i krijuar me fibër karboni dhe përzierje të magnezit me litiumin.
Ky model ka ekran 12.5 inç QuadHD, por nuk është me prekje. Modeli standard do të dalë në treg në muajin shkurt, ndërsa versioni special do të jetë në dispozicion në prill. Çmimi nuk është bërë i ditur akoma, por ka shumë mundësi që të dy modelet të kushtojnë më shumë se laptopi MacBook Air.
No comments:
Post a Comment