Monday, December 8, 2014

Dokumentari për Snowden, më i miri i vitit

Dokumentari “CitizenFour” nga Laura Poitras, i cili paraqet zbulimet e Edward Snoëden në lidhje me skandalet e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të ShBA-ve, është shpallur dokumentari i vitit nga Shoqata Ndërkombëtare e Dokumentarëve.

Çmimi kryesor i kësaj shoqate vjen menjëherë pas çmimit të Neë York Film Critics Circle, të cilin “CitizenFour” e rrëmbeu këtë javë. Filmi pritet të triumfojë ose të nominohet edhe në garën për Oscar, shkruan Reuters.

“CitzenFour” rrëfen për ditët e vështira të Snoëden në Hong Kong, teksa takohej me gazetarë për t’i publikuar detajet e programeve përgjuese të Agjencisë së Sigurisë, e cila kishte përcjellë çdo veprim privat të përdoruesve të internetit në Amerikë dhe liderëve evropian.

Poitras, ndërkaq, gjithashtu ka fituar Pulitzer për punën e saj me Snowden.

No comments:

Post a Comment