Monday, December 8, 2014

Facebook do të reduktojë numrin e postimeve reklamuese të faqeve

Furnizuesi i Lajmeve nëFacebook është vendi kryesor ku postohen të gjitha fotot apo videot nga miqtë dhe faqet që kemi pëlqyer në rrjetin social më të madh në botë. Kompania pranon rregullisht ankesa apo reagime nga miliarda përdoruesit e saj përFurnizuesin e Lajmeve.Facebook ka bërë së fundmi një njoftim që mund të pritet mirë nga përdoruesit e sajm transmeton krokodili.com.

Kompania ka vendosur të reduktojë numrin e postimeve reklamuese të faqeve në Furnizuesin e Lajmeve duke filluar nga viti i ardhshëm.

Facebook pa që përdoruesit nuk ishin shumë të kënaqur me postimet e shumta reklamuese të faqeve që shihnin në Furnizuesin e Lajmeve. Këtu përfshihen edhe postimet e paguara nga faqet që përdoruesit kishin pëlqyer.

Duke filluar nga janari i vitit 2015, përdoruesit e Facebook-ut do të shohin më pak postime të këtij lloji në Furnizuesin e tyre të lajmeve. Rrjeti social thekson se kjo nuk do të thotë se përdoruesit nuk do të shohin reklama. Ideja qëndron në ofrimin e përmbajtjeve më të përshtatshme dhe më cilësore, përfshi edhe postime nga faqet që njerëzit shohin në furnizuesin e tyre të lajmeve.

No comments:

Post a Comment