Saturday, December 6, 2014

YotaPhone 2, smartphone me dy ekrane


 Që kur u hodhën për herë të parë në treg e në vazhdim, telefonat inteligjentë kanë ndryshuar dhe vazhdojnë të ndryshojnë shoqërinë, por pa u tjetërsuar shumë vetë. 

Gara për "pushtimin" e sa më shumë tregjeve ka nxitur në nxjerrjen gjithnjë e më shumë të telefonave më të shpejtë, me më shumë aplikacione e të tjera si këto, por deri më tani ka munguar një risi e mirëfilltë.

Themi deri më tani sepse ndoshta kompania ruse, "Yota" do të revolucionarizojë këtë treg me produktin e saj, "YotaPhone 2". 

Telefoni përdor sistem operimi Android, ka një procesor quadcore prej 2.2 GHz, memorie të përkohëshme prej 2 G Ram dhe hapësirë prej 32 Gb. 

Sigurisht, të gjitha këto nuk e bëjnë të veçantë pasi me të tilla parametra ka plot telefona në qarkullim, madje që shkojnë edhe përtej këtyre parametrave. Ajo që është e veçantë është se "YotaPhone 2" është i pari telefon inteligjent me dy ekrane dhe që të dy plotësisht funksionalë.

Gjatë prezantimit të produktit në Londër, Vlad Martynov, kreu i kompanisë rusetha se synimi është që t’u ofrohet konsumatorëve një telefon në gjendje të kryejë të gjitha funksionet e tij me të dy ekranet.

Kompania ruse është optimiste se do të gjejë hapësirën e vet në treg me këtë produkt, që thotë se është bindës, madje aq bindës sa edhe vetë presidenti Putin është shprehur entuziast dhe gjatë qendrimit në samitin në Kinë i dhuroi homologut kinez, Xi Jinping pikërisht një telefon të tillë.

No comments:

Post a Comment