Ora e artë e Apple, e cila pritet të hidhet në treg vitin e ardhshëm do të ketë një çmim prej 5 mijë dollarësh. Shefi ekzekutiv Tim Cook ka lajmëruar edhe çmimet për llojet e tjera të orëve.
Ora sportive do të kushtojë rreth 350 dollarë, ndërsa versioni prej hekuri rreth 500 dollarë. Ora prej ari, e cila do jetë edhe më e shumëpritura, do të kushtojë midis 4 mijë deri në 5 mijë dollarë.
Koleksioni i ri i orëve Apple pritet të hidhet në treg në pranverë të vitit 2015.
No comments:
Post a Comment