Facebook ka braktisur motorin e kërkimit Bing të Microsoft-it nga rezultatet e saj Graph Search. Siç thekson Reuters, përditësimi i fundit i Graph Search nuk përfshin më rezultate nga motori i kërkimit të Microsoft-it. Versioni i përditësuar i Graph Search tani shfaq postimet e vjetra të shpërndara me përdoruesit dhe më shumë informacione mbi miqtë e tyre pa pasur nevojë për një motor kërkimi në internet.
Të dyja kompanitë kanë kohë që bashkëpunojnë me njëra tjetrën. Megjithatë, Facebook do që të bëhet e pavarur dhe me 1.3 miliardë përdoruesit që ajo ka mund t’ia dalë. Nëse Facebook vendos të konkurrojë edhe në fushën e kërkimit, rivali i saj më i madh nuk do të jetë Microsoft, por Google.
Al-Kuriozitete
No comments:
Post a Comment