Saturday, December 6, 2014
Xhaketë me panele diellore
Tommy Hilfiger është një markë e njohur për veshjet e saj, dhe tani ka vendosur që të bashkojë modën me teknologjinë. Kompania njoftoi se po bashkëpunon me kompaninë e paneleve diellore, Pvilion, për të krijuar xhaketa me panelediellore, të cilat do t’u japin mundësi përdoruesve të karikoijnë pajisjet e tyre ndërsa janë duke ecur.
Nga ana ballore xhaketat duken të zakonshme dhe janë prodhuar me stof. Ndërsa nga ana e pasme duken qartë paneletdiellore.
Xhaketa me panele diellore merr energji dhe e ruan atë në baterinë me kapacitet 6000mAh, që është vendosur në xhepin përpara. Pakoja e baterisë ka dy porta USB-je që mund të përdoren për të furnizuar pajisje të ndryshme teknologjike.
Nëse doni të karikoni baterinë përpara, ju mund të bëni të njëjtën gjë nëpërmjet një xhakete elektrike.
Xhaketat janë në shitje në Evropë, Amerikën Veriore, Amerikën Latine dhe Azi, dhe në internet nëpërmjet ueb faqes zyrtare Tommy.com. Si xhaketat për femra ashtu edhe për meshkuj kushtojnë 599.99 dollarë.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment