Samsung është akuzuar shpesh se kopjon Apple-in, prandaj edhe kompania me bazë në Kupertino ka paditur Samsung-un disa herë. Apple prezantoi shërbimin e saj të parë për pagesa, Apple Pay, në muajin shtator, dhe tani Samsung ka vendosur të krijojë një shërbim të ngjashëm me të.
Duke cituar burime të ndryshme, Re/code raporton se Samsung ka diskutuar me disa kompani që merren me pagesat nga pajisjet mobile për të sjellë këtë shërbim gjatë vitit të ardhshëm.
Nëpërmjet shërbimit për pagesa që Samsung ka në plan të krijojë, pajisjet e Samsung-ut mund të përdoren për të bërë blerje tek dyqanet me pakicë, duke eliminuar mbajtjen e kartave të kreditit ose parave në dorë.
AL- Kuriozitete
No comments:
Post a Comment