Tuesday, December 9, 2014

Toshiba TT301- tableti më i madh i krijuar deri tani

Pjesa më e madhe e tabletëve janë relativisht portativ. Deri tani, tabletët Microsoft Surface Pro 3 me ekran 12 inç janë cilësuar si më të mëdhenjtë. Por kjo do të ndryshojë, pasi Toshiba ka krijuar një tablet me ekran 24 inç, që është gati sa një ekran televizori, edhe pse Toshiba preferon ta quajë “tablet për biznese”.
Toshiba TT301 do të ketë procesor me dy bërthama me shpejtësi 1GHz, 1.5 GB RAM, 16GB hapësirë të brendshme, si dhe do të ofrojë mbështetje për HDMI dhe Miracast, kështu përdoruesit mund ta lidhin atë me laptopët ose kompjuterët nëse duan një ekran më të madh.
Ai ka të integruar edhe dy altoparlantë 2W, kështu ju nuk do të keni nevojë për bokse. Sa i përket anës së softuerit, Toshiba TT301 do të operojë me sistemin Android 4.2.1, por shpresojmë që më vonë të përditësohet në një version më të ri të sistemit Android.
Tableti Toshiba TT301 do të dalë fillimisht në tregun japonez, ndërsa çmimi dhe data e saktë e daljes në treg nuk janë zbuluar akoma.

No comments:

Post a Comment