Monday, December 8, 2014

Instagram do të shfaqë video reklama në aplikacion

Në tetor të vitit të kaluar, Instagram lajmëroi se do të nxjerrë reklama në aplikacion, dhe kjo gjë ndodhi në muajin shkurt. Por, duke filluar nga sot, përdoruesit e shërbimit popullor për shpërndarjen e fotove, Instagram, do të shohin reklama me video. Videot 15-sekondash do të shfaqen në këtë rrjet në të njëjtën mënyrë siç janë shfaqur imazhet e sponsorizuara prej gati një viti.
Instagram ka testuar shfaqjen e videove në aplikacion dhe tani do t’i sjellë tek të gjithë përdoruesit. Disa përdorues mund të kenë parë video reklama në Instagram ndërkohë që ishte faza e testimit, por që tani do të shfaqen rregullisht tek të gjithë përdoruesit.
Fillimisht do të shfaqen video reklama nga kompani të tilla si Activision, Lancome, Banana Republic, Disney dhe rrjeti CW. Video reklamat do të jenë një mënyrë e mirë për Instagram-in që të rrisë të ardhurat e saj, tani që është edhe pronë e Facebook-ut.

No comments:

Post a Comment