Projektuesi italian i super-jahteve, Federico Fiorentino, ka zbuluar një koncept të ri të jahteve, që një ditë mund të jenë mjeti lundrues për një miliarder apo miqtë e tij të famshëm. Anija luksoze, e quajtur The Belafonte, është një super-jaht me një hark mbresëlënës të jashtëm prej bronzi, që kap reflektimin e diellit nga deti.
Ky jaht është i gjatë gati 50 metra dhe ka hapësirë të mjaftueshme për t’u relaksuar apo për të organizuar festa. Jahti ka pesë kabina luksoze, si një suitë VIP, dy kabina të ngjashme dhe një kabinë të dyfishtë. Me një sipërfaqe prej 83 m2, jahti përmban një studio të ndarë, një ballkon, dy tualete, pishinë. Shpejtësia e këtij super-jahti arrin deri në 43 km/h.
No comments:
Post a Comment