Saturday, December 6, 2014
Niset "Orion", objektivi Mars
Sonda hapësinore "Orion" u nis sot nga Florida drejt planetitMars, një ditë pasi një hap i tillë u anulua për shkak të disa problemeve teknike. Ajo pritet që në të ardhmen të dërgojë njerëz përtej stacionit hapësinor në destinacione si Hëna dhe Marsi.
Udhëtimi i shkurtër i sotëm i kësaj sonde do të përdoret si një test për të analizuar efikasitetin e teknologjisë si mburoja e ngrohjes dhe parashutat.
NASA thotë se misioni i parë me njerëz në bordin e kapsulës "Orion" nuk do të realizohet para vitit 2021. Kur të fillojë të funksionojë plotësisht "Orioni" do të transportojë katër deri në gjashtë astronautë në misione të largëta të hapësirës, në Hënë, në asteroid dhe më në fund në Mars.
Që nga fluturimi i anijes së fundit të hapësirës në vitin 2011, astronautët amerikanë janë transportuar në Stacionin Ndërkombëtar nga anije Sojuz të Rusisë.
NASA i ka dhënë dy kontrata dy kompanive private, Boeing dhe Space X, për të bërë transportin e astronautëve në orbitë duke filluar nga viti 2017.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment